• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Meta nuk gjen qetësi, zbardh letrën urgjente që i dërgoi dje kreut të KLSH-së pas kaosit të krijuar në Aeroportin e Rinasit

9 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
241
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka publikuar letrën që i dërgoi dje kreut të KLSH-së Arben Shehu në lidhje me auditimin të Kompanisë shtetërore “Albcontrol” sh.a.

Letra e Metes:

“Lënda: Kërkohet nisja e procedurave të auditimit mbi veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe organizative të “Albcontrol” sh.a, si dhe shkaqeve që kanë çuar në lindjen dhe thellimin e problematikave në këtë shoqëri.

Drejtuar: ZOTIT ARBEN SHEHU

KRYETAR I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Tiranë

Zoti Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit,

Kompania shtetërore “Albcontrol” sh.a. me kapital 100 % shtetëror ka përgjegjësinë ligjore të menaxhojë dhe kontrollojë hapësirën ajrore Shqiptare (FIR) në përputhje me rregullat e brendshme dhe standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Siç dhe jeni në dijeni për sa është bërë publike, në këtë shoqëri është krijuar një situatë shumë e nderë, pasi prej ditës së djeshme, shumica e kontrollorëve të trafikut ajror kanë deklaruar paaftësinë e përkohshme në punë, për shkak të situatës konfliktuale të krijuar me organet drejtuese të kompanisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë që, po prej ditës së djeshme, disa prej kontrollorëve janë shkarkuar nga detyra, ndërsa një numër i konsiderueshëm i tyre, janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në komisariate.

Punonjësit e kësaj kompanie (kontrollorët ajrore shqiptarë), të organizuar në Sindikatën e Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, kanë përcjellë shkresa zyrtare të vazhdueshme, të paktën që prej qershorit 2020, pranë Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Këshillit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv të “Albcontrol” sh.a., përmes të cilave kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi vendimmarrjet e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Albcontrol” sh.a, për uljen e pagave dhe pezullimin e të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punëmarrësve për një periudhë të pacaktuar, duke pretenduar se këto vendimmarrje shkelin një sërë rregulloresh dhe manualësh në lidhje me sigurinë e operimit të trafikut ajror, duke vënë rrjedhimisht në rrezik, individualisht dhe kolektivisht, të gjithë trupën e kontrollorëve të trafikut ajror, funksionimin normal të shoqërisë “Albcontrol” sh.a dhe sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Këto kërkime të tyre i janë përcjellë për dijeni dhe një pjese të trupit diplomatik në Tiranë dhe Institucionit të Presidentit të Republikës. Lidhur me këto problematika dhe kërkime të përsëritura të kontrollorëve ajror, ata pretendojnë se janë injoruar për të paktën 10 muaj me radhë, nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë në shqyrtim.

Në datën 31 mars 2021, kam realizuar edhe një takim me përfaqësues të Sindikatës, për të dëgjuar dhe kuptuar nga afër këto shqetësime. Në këtë takim, veç të tjerash, kontrollorët ngritën shqetësime edhe sa i takon mënyrës së menaxhimit të kompanisë dhe përdorimit të fondeve publike dhe llogarive financiare të shoqërisë me kapital shtetëror, nga ana e organeve drejtuese dhe ekzekutive të saj.

Sipas këtyre të dhënave të bëra tashmë dhe publike prej tyre, përdorimi i fondeve të kompanisë, ndërprerja në masë e marrëdhënieve të punësimit, si dhe kufizimi/pezullimi pa afat i të drejtave të fituara prej tyre, nuk përkon me realitetin financiar të kompanisë, dhe as justifikohet nga situata e krijuar për shkak të pandemisë, siç kanë pretenduar organet drejtuese të kompanisë.

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar, dhe veçanërisht rolit që ka “Albcontrol” sh.a. për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me ofrimin e shërbimeve të pandërprera ndaj udhëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje dhe garantim të interesit publik, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h, dhe 162 pika 1, dhe 163 shkronja “a” dhe “b” të Kushtetutës, si dhe referuar dispozitave të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, kërkon nga ana Juaj që të ndërmerret pa vonesë një auditim i plotë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese; përdorimin e fondeve publike; respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës; si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurtë dhe funksionimin normal e të qëndrueshëm të “Albcontrol” sh.a.

Sinqerisht,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Ilir META” – ka shkruar Meta.

Paraardhëse

“Plani i pengmarrjes dështoi!” Balluku del me deklaratë të prerë dhe paralajmëron: Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë

Pasardhëse

“Pse s’na e sjell kafen, kjo as hile greke nuk quhet”, kryeministri Rama kapet keq me kamarierin (VIDEO)

Pasardhëse

“Pse s’na e sjell kafen, kjo as hile greke nuk quhet”, kryeministri Rama kapet keq me kamarierin (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.