• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Meta dekretoi datën e zgjedhjeve, Zëri i Amerikës ngre alarmin për tensionet politike në Shqipëri

7 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi pothuaj 8 muaj përpara mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare pas një serie konsultimesh formale me partitë politike.

Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm në valën e një krize të thellë politike, që ka përfshirë vendin pas braktisjes së parlamentit nga opozita 20 muaj më parë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi tre ditë më parë, pasi doli nga bisedimet me presidentin Meta se vendi ka nevojë të ngutshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Shqiptarët kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, nga dështimet dhe mashtrimet” – tha zoti Basha.

Kryeministri Edi Rama ka thënë në forumet politike se “Partia Socialiste synon një mandat të tretë si alternativa më e mirë qeverisëse e Shqipërisë”.

Data e zgjedhjeve u dekretua, por reforma zgjedhore nuk është përmbyllur ende as në letër as në zbatimin konkret.

Si marrëveshja e qershorit ashtu edhe ndryshimet kushtetuese të korrikut kërkojnë një seri ndryshimesh në Kodin Zgjedhor dhe dhe në administratën zgjedhore.

Tensionet politike në Tiranë kanë arritur deri në atë pikë sa Fletorja Zyrtare nuk botoi një dekret të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në tetorin e 2019.

KQZ dhe shumica socialiste i zhvilluan ato më 30 qershor, ndonëse rivalja kryesore, Partia Demokratike, i bojkotoi ato dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore.

Komisioni Zgjedhor duhet rindërtuar krejtësisht nga e para, dhe ende nuk kanë nisur një mori përgatitjesh të tjera, që kanë të bëjnë me administrimin elektronik të procesit zgjedhor.

Djegia e afateve ligjore dhe shtyrja e përgatitjeve dhe marrëveshjeve politike deri në ditët e fundit, hapja e fushatave elektorale shumë herët, si dhe mosnjohja e rezultateve zgjedhore janë pjesë e traditës problematike të politikës shqiptare, dhe i vetmi element i sigurtë deri tani është vetëm data e dekretuar e zgjedhjeve./Zëri Amerikës

Paraardhëse

Anije dhe avionë, Greqia nis armatimin masiv pas krizës me Turqinë

Pasardhëse

Gramoz Ruçi letër të hapur Grupeve Parlamentare, ja çfarë iu kërkon në mënyrë urgjente dhe kur është afati i fundit

Pasardhëse

Gramoz Ruçi letër të hapur Grupeve Parlamentare, ja çfarë iu kërkon në mënyrë urgjente dhe kur është afati i fundit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.