• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Meta dekoron me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, piktorin Avni Delvina: Krijimtaria e tij i ka kaluar kufijtë europianë

28 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, piktorin e njohur shqiptar, Avni Delvina.

Me anë të një postimi në facebook, Kreu i Shtetit thotë se veprat, punimet dhe krijimtaria e tij, kanë fituar një famë të merituar, jo vetëm në Shqipëri dhe Itali, por kanë kaluar edhe kufijtë europianë.

Postimi i Metës:

“E posaçme kënaqësia, që së bashku me dhjetëra artistë, intelektualë dhe personalitete të njohura në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar, të vlerësoja sot një artist me një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në fushën e artit, por në veçanti edhe në jetën shoqërore të vendit, piktorin Avni Delvina.

I nderuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare, veprat, punimet dhe krijimtaria e tij kanë fituar një famë të merituar jo vetëm në Shqipëri dhe Itali, por kanë kaluar edhe kufijtë europianë, duke e shndërruar në një ambasador të vërtetë të traditave, zakoneve, historisë, artit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjithmonë në shërbim të kauzave më të rëndësishme të vendit dhe kombit, vitet e fundit piktori Delvina, nëpërmjet qindra punimeve, ka spikatur me fuqinë shprehëse të zërit të tij kritik kundër padrejtësive dhe abuzimeve me pushtetin. Nisur nga ndjenja atdhetarie dhe dashurie për artin dhe kulturën shqiptare, ai u rreshtua fort që në nisje të kauzës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe në mbështetje të artistëve jokonformistë dhe qytetarëve që dolën kundër shembjes së pabesë të kësaj godine historike.

Me mirënjohje ndaj veprimtarisë artistike dhe kontributeve të çmuara rreth çështjeve me ndjeshmëri të lartë dhe jetike për qytetarët shqiptarë dhe demokracinë tonë i akordova Avni Delvinës Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, shkruan presidenti Meta.

Paraardhëse

Deputetja e Partisë Demokratike tërheq vëmendjen, shkon në Parlament me këpucë “Gucci” 880 euro

Pasardhëse

Në gjendje të rëndë prej javësh, ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

Pasardhëse

Në gjendje të rëndë prej javësh, ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.