• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Meta “bie dakord” me Kuvendin, dekreton tre ligje të rëndësishme

3 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje tre ligje, të cilat kanë të bëjnë me sistemin e taksave vendore dhe dy ratifikim marrëveshjesh të tjera midis vendeve.

Përsa i përket ligjit “Për sistemin e taksave vendore” Meta deklaron se ky ndryshim i miratuar si propozim deputetësh, lehtëson procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, duke e thjeshtëzuar dhe ndarë procesin nga verifikimet që kryhen nga Bashkia për vlerësimin dhe komunikimin e vlerës së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas sipërfaqes ndërtimore.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 3 ligje, si më poshtë:

1. Ligjin nr. 98/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

Ky ndryshim i miratuar si propozim deputetësh, lehtëson procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, duke e thjeshtëzuar dhe ndarë procesin nga verifikimet që kryhen nga Bashkia për vlerësimin dhe komunikimin e vlerës së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas sipërfaqes ndërtimore. Mirëpritet nisma për shfuqizimin e detyrimit për parapagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa përmbyllur ende procesin e legalizimit.

2. Ligjin nr. 99/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023)”.

Konfederata Zviceriane mbetet një nga nxitësit e rëndësishëm për zhvillimin e ekuilibruar dhe të qëndrueshëm shoqëror e ekonomik të shtetasve shqiptarë, sipas politikave dhe praktikave të Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje është një mbështetje e drejtpërdrejtë e institucioneve përgjegjëse për zhvillimin rajonal.

3. Ligjin nr. 100/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje reflekton vullnetin e vazhdueshëm disavjeçar të Republikës së Turqisë për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Republikën e Shqipërisë, përmes kontributeve të drejtpërdrejta për Forcat e Armatosura të vendit tonë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, jepet kontribut financiar për blerjen e shërbimeve dhe mallrave për qëllime ushtarake, duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Paraardhëse

“Nuk jam në fazën time më të mirë”, Renato Mekolli paralajmëron fillimin e projektit të tij të rëndësishëm në ‘Top Channel’ (VIDEO)

Pasardhëse

Marina dhe Getoar hyjnë në shtëpi të re (FOTO)

Pasardhëse

Marina dhe Getoar hyjnë në shtëpi të re (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.