• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti kroat: ‘Open Ballkan’ krejt pa lidhje nëse nuk e përfshin Kosovën

24 December, 2021
në Aktualitet, Kosovë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, tha se nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë në nismën “Open Balkan”, atëherë kjo nuk ka kuptim, shkruan Deutsche Welle.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq tha gjatë një vizite zyrtare që zhvilloi në Kosovëse kjo nismë duhet t’i trajtojë të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.

“Në këto iniciativa duhet matur dhe kalkuluar çdo gjë, e jo të shkohet me kokë pas muri. Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë kjo iniciativë është pa lidhje”, u shpreh presidenti kroat Milanviq. Ai tha se duhet të bëhen të qarta motivet e iniciativës së themeluar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Motivet e nismës duhet të bëhen të qarta

“Nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira atëherë duhet ta marrim parasysh, por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, në të kundërtën atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet e saj?”, u shpreh presidenti kroat Milanoviq.

Dy ditë pas takimit të fundit të “Open Balkan” që u mbajt në Tiranë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke dëgjuar edhe deklaratën e presidentit kroat që e priti për vizitë në Kosovë, tha se “iniciativa e cila nisi si “Minishengen” në Novi Sad ka shkelur parimin e gjithpërfshirjes dhe trajtimin e barabartë rajonal”. Osmani tha se “Kosova insiston që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e procesit të Berlinit”. Ndërsa, sipas saj, “përderisa Serbia e udhëheq iniciativën “Open Balkan” dhe nuk e njeh Kosovën s’mund të pritet nga Vuçiqi që të ketë qëllime të mira”.

Osmani: Vuçiqi nuk mund të ketë qëllime të mira

“Përderisa Serbia ka rol kyç në këtë iniciativë dhe nuk e njeh Kosovën ne nuk mund të presim nga presidenti Vuçiq që ka qëllime të mira për Kosovën sepse vet militarizimi i Serbisë që po ndodh tregon se ka tendenca destablizuese në rajon. Kur Serbia heq dorë nga tendenca destablizuese ndaj rajonit dhe në momentin që e njeh Kosovën atëherë dikush mund ta merr seriozisht deklaratën e Vuçiqit se i intereson bashkëpunimi rajonal”, u shpreh presidentja Vjosa Osmani.

Dy ditë më parë takimi i “Open Balkan”, u mbajt në Tiranë me pjesëmarrjen e Shqipërisë si nikoqire, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ftesën për t’u përfshirë në këtë nismë ua drejtoi edhe tri vendeve të rajonit, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës duke përsëritur se “Open Balkan është një nismë gjithëpërfshirëse”.

Paraardhëse

Megaskandali i pagave, gazetari: Ky është Çernobili shqiptar

Pasardhëse

Katër alibitë e Ramës për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi daljen e pagave të Janarit

Pasardhëse

Katër alibitë e Ramës për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi daljen e pagave të Janarit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.