• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk e tërheqim njohjen e Kosovës

5 April, 2023
në Botë, Kosovë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

President i rii Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha për televizionin Nova se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme – bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare – nuk do të ndryshojë.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviq tha se “kjo është e qartë”.

“Ne mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha ai.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, më 2 prill, Millatoviq mposhti ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke i dhënë fund qeverisjes disa dekadëshe të Partisë Demokratike të Socialistëve në Podgoricë.

Në deklaratat e mëparshme për media, ai ka konfirmuar se mbështet nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, të cilës Mali i Zi aktualisht nuk i përket.

Millatoviq tha se beson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe se Mali i Zi mund të jetë një partner i rëndësishëm atje.

“Mali i Zi mund të luajë një rol të rëndësishëm – si një lokomotivë që mund të jetë e para që do të hyjë në BE – dhe tani t’i shtyjmë, gjithashtu, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të na bashkohen”, tha ai.

Në një intervistë për Associated Press, ai tha se një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, dhe se shpreson që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së në pesë vitet e ardhshme.

Milatoviq theksoi se kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për pushtimin rus të Ukrainës.

“Pra, një politikë e jashtme në përputhje të plotë me atë të BE-së është ajo që duhet ta udhëheqë Mali i Zi në të ardhmen, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme tani kur bëhet fjalë për agresionin rus në Ukrainë. Unë mendoj se në Evropë, dhe padyshim në Mal të Zi, askush nuk mund ta mbështesë pushtimin e një shteti tjetër sovran”, tha ai.

Të hënën, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të punuar me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi, duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën evropiane.

Paraardhëse

“Nuk bëhesh dot faktor me çiftin”, Efi debaton me Kiarën: Je bërë e shëmtuar

Pasardhëse

Kiara e akuzoi Efin se nuk ka bërë asnjë telefonatë, miqtë e Efit e nxjerrin zbuluar, postojnë fakte

Pasardhëse

Kiara e akuzoi Efin se nuk ka bërë asnjë telefonatë, miqtë e Efit e nxjerrin zbuluar, postojnë fakte

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.