• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj: Arbëreshët ruajtën me krenari gjuhën e të parëve, duhet të shkruajmë një kapitull të ri

22 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Bajram Begaj në Samitin e Diasporës të zhvilluar në Tiranë u shpreh se arbëreshët janë thesar i paçmuar. Presidenti Begaj shtoi se arbëreshët ruajtën me krenari traditën dhe gjuhën e të parëve, duke shtuar se ndërtimi i një marrëdhënieje të re me arbëreshët duhet të përqendrohet edhe tek shkëmbimet.

“Është mbresëlënëse dhe unikale çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Historia e arbëreshëve është histori suksesi. Arbëreshët ruajtën me krenari traditën dhe gjuhën e të parëve. Kemi personalitet shumë të rëndësishme të Rilindjes tonë, në botë është e rrallë të ndeshesh një komunitet kaq unik si komuniteti arbëresh. Shumë popuj kanë dokumente të ruajtura, por ne kemi një komunitet të gjallë. Arbëreshët kanë mbajtur gjallë një pjesë thelbësore të shqiptarisë pa kërkuar asgjë në këmbim”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Kreu i Shtetit theksoi nevojën e hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.

“Veprimi ynë duhet të jetë imediat dhe përgjegjësi historike, sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm”, deklaroi ai.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e një platforme gjithëpërfshirëse për projekte konkrete në shërbim të forcimit të identitetit kombëtar, të ruajtjes dhe të përcjelljes së trashëgimisë tonë kulturore ndër breza.

Gjithashtu, e vlerësoi krijimin e Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët dhe apeloi për mekanizma që krijojnë kushte për zgjerimin e studimeve albanologjike.

Presidenti i përgëzoi nismat e përfshirjes së arbërishtes në shkolla, në programet e Rai Kalabria dhe iniciativën e Radio-Televizionit Publik Shqiptar për hapjen e një kanali televiziv për Diasporën, ku sigurisht do të promovohet edhe gjuha dhe kultura arbëreshe.

“Natyrisht, një marrëdhënie e strukturuar duhet të përfshijë të gjithë aktorët në Shqipëri dhe Itali, si: institucionet akademike, shoqërinë civile, organet e pushtetit vendor dhe qendror dhe aktorë të jetës së përditshme kulturore arbëreshe, sepse sfidat janë të tilla, që kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim”., tha ai,

Presidenti Begaj përgëzoi profesorët Francesco Altimari dhe Matteo Mandala për përkushtimin e tyre në hartimin e dosjes “Moti i Madh”, të dorëzuar për aplikim në UNESCO.

“Natyrisht, në kuadrin e bashkëpunimit nuk duhet të neglizhohet edhe bashkëpunimi ekonomik, i cili mund të zgjerohet në fusha, si: turizmi, kultura, bujqësia, industria ushqimore apo në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”.

Si pjesë të bashkëpunimit të ri Presidenti propozoi edhe hapjen e një muzeu për Arbëreshët në Shqipëri.

”Ne shqiptarët kemi nevojë për të mos harruar. E kaluara, sidomos kur i mbijeton historisë dhe arrin në aktualitet, duhet mësuar. Shembulli i arbëreshëve duhet të jetë nxitje që sot të bëjmë më shumë për Shqipërinë, jo të përkëdhelim ndërgjegjen duke u krenuar me bëmat e brezave paraardhës. Ata e bënë të tyren. Tani është radha jonë”.

Gjatë fjalimit, Presidenti Begaj ndau me të pranishmit edhe përshtypjet e vizitës së tij zyrtare disaditore në Kalabri, ku përmendi virtytet e komunitetit, si: mikpritjen, atdhedashurinë dhe ruajtjen e traditës, të cilat shpërfaqen në të gjitha ngulimet arbëreshe. Presidenti i ftoi shqiptarët të vizitojnë arbëreshet gjatë udhëtimeve të tyre në Itali dhe propozoi që shkollat shqiptare të përfshijnë në kurrikulën e tyre edhe vizita në vendbanimet e arbëreshëve për njohjen dhe edukimin e brezit të ri me trashëgiminë dhe krijimin e lidhjeve personale me arbëreshët.

Paraardhëse

Turizmi ndikoi në rritjen e çmimeve

Pasardhëse

Merret vendimi, me sa ditë u përjashtuan nga Kuvendi deputetët e opozitës

Pasardhëse

Merret vendimi, me sa ditë u përjashtuan nga Kuvendi deputetët e opozitës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.