Presidentja e Kroacisë, Sh S. Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç ka vendosur të vizitojë qytetin e lashtë të Krujës në ditën e tretë të qëndrimit në Shqipëri.
Gjatë vizitës në kalanë e famshme, ajo vuri re lidhjet e hershme historike mes miqësisë mes dy vendeve dhe popujve, duke nënvizuar faktin se Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti dhe i biri, Gjoni, u shpallën “Qytetarë Nderi” të Republikës së atëhershme të Raguzës (Dubrovniku i sotëm).
Përvec kalasë, presidentja bëri dhe një shëtitje në pazarin e vjetër të qytetit. Ajo u njoh më afër me historinë e heroit tonë kombëtar, me traditat, zakonet dhe punimet artistike të banorëve të zonës.
Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi
Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...







Diskutime rreth kësaj post