• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Presidenca kërcënon: Çojmë dhe buxhetin në Kushtetuese, duam 20 milionë shtesë

15 November, 2016
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenca kërcënon Kuvendin dhe Ministrinë e Financave se do ta dërgojë buxhetin 2017 në Gjykatën Kushtetuese. Në një situatë të paprecedentë, Bujar Nishani, nëpërmjet drejtorit të tij të kabinetit, Florjan Nuri, ka paralajmëruar se nëse as këtë vit nuk merr rritjen prej 20 milionë lekësh shtesë mbi atë që Ministria e Financave kishte parashikuar për funksionimin e këtij institucioni, do të ankimojë buxhetin në Kushtetuese.

“Është një situatë që përsëritet prej disa vitesh, na vështirëson punën e institucionit. Nëse nuk na jepni lekët, do ankimojmë Buxhetin në Gjykatë kushtetuese”­u shpreh Nuri në Komisionin e Ligjeve, ku institucionet kushtetuese diskutojnë mbi buxhetin që financat i kanë akorduar.

Kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj iu kundërpërgjigj: “E tepruat , nuk jeni ankuar kur e keni pasur buxhetin minimal. Këtë vit keni rritje të konsiderueshme. Kur ta çoni në Kushtetuese na njoftoni”.

Paratë shtesë Presidenca i kërkonte për të shlyer borxhin e akumuluar prej vitesh prej 14 milionë lekësh, nga udhëtimet e kreut të shtetit jashtë dhe vizitat e personaliteteve të huaja të pritura nga Nishani.

Një pjesë e parave do të shkonin dhe për rikonstruksionin e zyrës së kreut të shtetit. Ndërsa 10 milionë të tjera jashtë këtij fondi, kërkoheshin për ceremoninë e ndërrimit të presidentëve në 2017­n.

Këtu ka kundërshtuar menjëherë Ministria e Financave sipas të cilës, ky aktivitet nuk është mbuluar asnjëherë nga shpenzimet e Presidencës por Fondi i Kontigjencës.

“Presidenca në buxhetin e 2017 –s ka një fond prej 41 milion lekësh. Ceremoniali i ndërrimit të presidentëve, përballohet nga fondi rezerve jo presidenca” ­ u shpreh përfaqësuesja e Ministrisë.

Në krah të kërkesës për shtesë fondesh të presidentit doli LSI e PD. “Hiqni 3­4 palma dhe plotësojani kërkesat presidentit” ­u shpreh Eduard Halimi.  I pasuar nga Petrit Vasili, i cili tha: “Këto janë shifra qesharake, turp që vjen deri këtu biseda”.

Në buxhetin e shtetit fondi për presidencën është 201 milionë, ndër to për shpenzime kapitale, ku përfshihen rikonstruksionet dhe blerjet e objekteve, shkojnë në 5 milionë.

Paraardhëse

Integrimi, Bregu i kërkon qeverisë “strategji për negociatat”

Pasardhëse

Kush po i nxit xhihadistët shqiptarë ?

Pasardhëse

Kush po i nxit xhihadistët shqiptarë ?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.