Analisti Arben Meçe, i ftuar në një emision televiziv, komentoi deklaratat e Sali Berishës për lirimin e të burgosurve, duke thënë se ato nuk duhet të merren seriozisht, pasi sipas tij, janë thjesht deklarata politike.
Meçe theksoi se Berisha ka treguar në të kaluarën se nuk është i besueshëm kur bëhet fjalë për premtimet që jep në publik.
Sipas Meçes, dikur Berisha e ka shpallur Fatos Nanon “armik të popullit”, për të cilin më vonë e ka pranuar si aleat, dhe po ashtu ka quajtur Gonin e Dukëve një “mamuth të korrupsionit”, për ta pranuar më vonë në radhët e tij. Meçe e përfundoi duke thënë se këto janë vetëm manovra politike dhe nuk duhet të merreshin seriozisht.
“Pas këtij deklarimi dhe qindra deklarimeve të dhëna tashmë, të cilat sot jepet, nesër ndryshojnë formatin, qëndron gjithmonë ajo filozofi që e ka karakterizuar Berishën. Kjo është politikë. E bëri Fatos Nanon armik të popullit, çfarë nuk tha për të dhe në fund fare i dha dorën dhe kur e pyetën çfarë ka deklaruar: ato ishin deklarime politike, Gonin e Dukëve e shpalli mamuth të korrupsionit, sot e ka aleatë, kjo është politikë. Nuk duhet marrë seriozisht”, tha Meçe.
Diskutime rreth kësaj post