Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ Sara Hoxha dhe bashkëshorti i saj, moderatori Ledion Liço kanë zgjedhur ta mbajnë jetën e tyre private larg syrit të publikut.
Ledioni është larguar fare nga rrejtët sociale, ndërsa Sara është ajo që e ‘tradhton’ herë pas here duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente të veçanta nga jeta e tyre.
Mbrëmjen e djeshme si kurrë më parë Sara ka publikuar një foto ku ajo dhe Ledioni shfaqen në një moment intim duke u puthur. Foto është realizuar gjatë dasmës së çiftit në Como të Italisë.
Sara ka publikuar edhe një foto tjetër nga dasma ku shfaqet duke kërcyer.
Sara dhe Ledioni u martuan dy vite më parë me një dasmë madhështore me të ftuar VIP.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post