• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Prej muajsh në vijën e parë të sfidës kundër COVID-19 dhe pa asnjë ditë pushime, mjekët shqiptarë ‘dorëzohen’: Jemi të stërlodhur

14 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej muajsh e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Mirëpo ata që ndihen më të lodhur dhe stresuar nga kjo situatë janë mjekët dhe infermierët që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Kështu mjekët e klinikave të Kosovës, ku deri më tani janë raportuar 10,988 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, janë shprehur të lodhur nga fakti që prej 6 muajsh nuk kanë bërë aspak pushim.

Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive në Prishtinë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se stafi mjekësor është i stërlodhur dhe i ngarkuar.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht prej fillimit të pandemisë, janë bërë gjashtë muaj prej rastit të parë, dhe po vazhdojmë pa pushim. Stafi është shumë i lodhur. Kanë punuar pa pushim, dhe sa i përket pushimit vjetor ne si staf i Klinikës Infektive nuk e kemi marrë, për shkak të situatës aktuale me pandemi. Dhe ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar se mund të shfrytëzohet pushimi vjetor”, – ka thënë Ajazaj.

Infektologu Sali Ahmeti, ka bërë thirrje për respektim të masave nga ana e qytetarëve, sepse përveç mbrojtjes personale sipas tij do të lehtësohej edhe puna e stafit shëndetësor.

“Ne po i bëjmë gjashtë muaj sot, kur edhe e kemi konfirmuar rastin e parë me Covid- 19 në Kosovë. I gjithë stafi i QKUK së dhe spitaleve regjionale janë duke u ballafaquar në mënyrë intensive për shkak të shtimit të madh të numrit të rasteve dhe mbingarkesës së spitaleve. Stafi është i ngarkuar i lodhur por nuk janë dorëzuar dhe po i kryejnë punët me dinjitet. Do të ishte mirë që duke i respektuar masat të ndikohet në zvogëlimin e numrit të rasteve dhe kjo do ta lehtësonte pos tjerash edhe punën e stafit shëndetësor’’, – ka deklaruar ai për Radion Evropa e Lirë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka njoftuar të enjten se në institucionet shëndetësore në Kosovë aktualisht janë të shtrirë, 589 pacientë që janë të infektuar me koronavirus, apo janë në pritje të rezultateve.

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, Krasniqi ka thënë se 365 pacientë janë në oksigjenoterapi, 41 janë në respiratorë, 11 të intubuar derisa 30 të tjerë po trajtohen me forma tjera të asistimit të frymëmarrjes.

Kosova ka regjistruar të enjten 193 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 491 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tetë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 373.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten janë regjistruar edhe 205 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,999. Kjo i bie se aktualisht, numri total i të shëruarve (6,616) është më i madh sesa i rasteve aktive.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë në një konferencë për media nga Gjakova se në Kosovë po vërehet një ulje e lehtë e numrit të rasteve të prekura nga koronavirusi.

Paraardhëse

Rikthehet sërish i nxehti afrikan, mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër në vendin tonë

Pasardhëse

“Lajm i mirë mbi Covid-19”, epidemiologu Ilir Alimehmeti ndan informacionin e rëndësishëm

Pasardhëse

“Lajm i mirë mbi Covid-19”, epidemiologu Ilir Alimehmeti ndan informacionin e rëndësishëm

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.