• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Praktikë pune për studentë nga Diaspora : Ja si të aplikoni

25 April, 2016
në Aktualitet
0
Praktikë pune
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

-Dy mijë të rinj dhe studentët e Diasporës, do të kenë mundësi të jenë pjesë e administratës publike shqiptare për një praktikë tre-mujore dhe një mijë të tjerë në administratën kosovare.

Në ambjentet e Muzeut Historik në Tiranë, u prezantua sot programi tre-mujor i praktikës së punës në muajt qershor-gusht 2016, për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

I pranishëm në këtë aktiviteti ishte Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati, studentë e përfaqësues të njohur te jetës politike e sociale.

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se “praktika kombëtare e punës është për të gjithë vajzat e djemtë që flasin shqip në të gjithë kombin tonë. Ky program i cili në fillimet e saj u konceptua me shumë  skepticizëm si çdo gjë e re dhe nuk menduan për atë ç’ka realisht do të ndodhte. Ky është një program me interes të madh qoftë për të rinjtë që përfitojnë nga mundësia e praktikës por edhe e administratës që përfitojnë nga potenciali i të rinjve”.

Sipas tij,  qëndrueshmëria e një administrate lidhet me cilësinë e saj, që sipas Ramës, prej vitesh Shqipëria ka vuajtur.

“Në historinë e një vendi ka gjëra që mund të bëhen më ngadalë dhe gjëra që mund të bëhen më shpejt, por është qëndrueshmëria e cila përcakton cilësinë e administratës dhe në këtë aspekt, Shqipëria prej vitesh ka qenë në vuajtje të madhe por besoj fort se ne, po hedhim bazat e qëndrueshme të një administrate europiane. Për të rinjtë, kjo përbën një mundësi reale sepse programi ka një përmasë shumë të rëndësishme të informimit dhe rritjes se kapacitetit përmes praktikes dhe ajo ç’ka ka ndodhur është që 200 më të mirët janë punësuar me kontratë 1 vjeçare”, nënvizoi kryeministri.

Ai shtoi se kontrata nuk është vetëm një mundësi për të punuar 1 vit por për tu përgatitur 1 vit seriozisht për konkurse të ndryshme në administratë.

Po ashtu, ai sqaroi që ky program përbën parakushtin për ata që duan të punojnë në administratë po ashtu edhe ne sektorin privat.

Nga ana e tij, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij vuri në dukje rëndësinë e kontributit që duhet të japin të rinjtë në administratën publike.

“Si ministër i ri, jam me fat që prezantoj këtë program që lidhet drejtpërdrejt me punësimin e të rinjve. Sot, jemi mbledhur për ti dhënë të rinjve, të rinjve të diasporës ti japim mundësi të rinjve të japin kontributin e tyre. Praktika e punës 2016 është një program që ofron një mundësi alternative për punësimin e të rinjve, kudo ndodhen pra edhe për të rinjtë e diasporës. Ky është një program për të gjithë shqiptarët pa dallim territori”.

Klosi tha se përmes aplikacionit online www.praktika.sociale.gov.al,  të rintë kanë mundësi të bëhen pjesë e administratës, për të dhënë kontributin e tyre.

Ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati tha se “diaspora shqiptare është një aset i jashtëzakonshëm për të dy shtetet. Një element i rëndësishëm i diasporës sonë është kapitali njerëzor i ndërtuar në kohë’.

Programi Kombëtar i Praktikës, këtë vit ofron 2 mijë vende për praktike në Shqipëri dhe 1000 të tjera në administratën në Kosovë. Në fund të takimit, ministri Klosi dhe ministri i Diasporës, Valon Murati nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit.

Paraardhëse

Pasardhësi i Millosheviçit fiton zgjedhjet e parakohshme

Pasardhëse

‘Varroset’ 21 Janari, Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë

Pasardhëse

'Varroset' 21 Janari, Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.