• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Prag katastrofe në Shqipëri, 80% e pronave të regjistruara gabim!

31 May, 2018
në Ekonomi, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i ALUIZN-it, Artan Lamë deklaroi se situata kadastrale në Republikën e Shqipërisë është në pragun e katastrofës. Lame teksa evidentoi disa nga problemet që lidhen me pronat, theksoi se rreth 80 % e pronave janë regjistruar me probleme, ndërsa shtoi se ato do të duhet të riregjistroheshin.

“Në një mënyrë apo në një tjetër, ndërtuesi nga pikëpamja e ndërtimit është pronar i objektit. Nuk ka raste të pazgjidhshme. Administrata bën këtë gjë. Rast më i vështirë ka qenë ai i pallateve Hawai. Për këto pallate duhet të behet një vlerësim. Në Tirana ka edhe 8 kate shtesë.

Pra Bashkia e ka ditur që në ditën e parë që po behet shkelje, pra të gjithë kanë mbyllur sytë. Për problematikat e lejeve dhe ndryshimet që po bëhen tek legjislacioni. Që ka ndërtime pa leje, ka sa të duash. Shko edhe në Zvicër, edhe atje do e gjesh një penxhere pa leje.

Me një administratë me probleme, me gjithë problemet e Shqipërisë. Një subjekt që na e ka sjell në majë të hundës. Më erdhën një herë banorët e atij pallati dhe unë i thash; pse se merrni atë ndërtuesin e çojeni tek mali me gropa, ta kërcënoni. Ai i gënjente, ua shtynte, u shpëtonte.

Ndaj s’mund të thuash se këtë do e mbyll për dy javë. Problematika e hipotekave, ndryshe termi kadastër. Kam guximin dhe kurajon si shtetar dhe qytetar që të them se situata kadastrale në Republikën e Shqipërisë është në pragun e katastrofës. Në Shqipëri ndodh që qytetarët kanë 25 vite që kërkojnë të regjistrojnë pronën, dhe shteti se bën dot këtë.

Në këtë mangësi shekullore, shteti shqiptar se ka mbaruar këtë proces. Hartografia e vendit është pas investimeve çerekshekullore, pas një lumi parash të hedhura, janë të gjitha në masën, siç thonë Banka Botërore, rezulton se 80 përqind e pronave janë regjistruar me probleme. Që do të thotë se duhen të risaktësohen. Mbi këto prona bëhen transaksione, sherre, shamata.

Plus një hartografi katastrofike. Plus mosdashjen brez pas brezi për mos ta pranuar situatën. Kjo është situata, s’mund të mbyllim sytë. Kryeministri e ka thënë disa herë për reforma që po bëhet në fushën e pronësisë”, tha Lame ‘Opinion’ në ‘News24’ .

Pallatet

Lame tha se pallatet që nuk arrijnë të legalizohen kanë shumë probleme dhe janë shkelur ligjet. Ai tha se pallatin duhet ta legalizojë ndërtuesi dhe jo banori. Sa i përket pyetjes nëse do ketë amnisti për këto pallate, Lame tha e amnistia është bërë kohë më parë.

“Amnistia është bërë kur shteti tha se nuk do paguani tarifat dhe nuk do penalizoheni për nxjerrjen e lejeve, por shkoni bëni letrat dreqi ta hajë. Ai ligj i vitit 2006 u bë për show politik. Nuk duhet të harrojmë që një pallat që nuk regjistrohet dot ka shkelur ligjin. Pra është marrë për 600 metra leje dhe është bërë për 800 metra. Është marrë për 8 kate dhe ka bërë 10 kate. Pra ndërtuesit kanë shkelur ligjin.

Në fund të historisë kemi shkelur ligjin për 25 vite. Pronar i objektit është ai që ka ndërtuar, se m’u kujtua ajo shprehja ”Dukagjini zbret nga mali, merre tokën që ta fali”. Pra duhet ta legalizojë ndërtuesi dhe jo banori pallatin. Ne po mësojmë edhe rregullat edhe hilet. Të gjithë kemi faj, sepse ne kemi parë ekstreme. Ne kemi parë ndërtues që gënjejnë qytetarët edhe neve. Ka edhe qytetarë qiraxhinj që vijnë deklarohen si pronarë. Ka ndërtues që një 1 apartament ja kanë shitur 2-3 personave”– tha Lame.

Ndër të tjera, kreu i ALUIZNI u shpreh se procesi i legalizimit të ndërtimeve është procesi më i komplikuar, pasi hyjnë në mes shumë faktorë.

“Një ndërtues që ka mashtruar qytetarët shkon në bashki dhe merr leje tjetër për të ndërtuar. Pra ky do bëhet hall për qytetarët dhe për qeverinë. Ne kemi bashkëpunuar me bashkinë për listat. Në listën e parë ka ndërtues që nesër do vijën të thonë patjetër hajde ta bëjmë.

Është procesi më i komplikuar dhe është për të bërë libër. Realisht mund të jetë një nga procedurat më të komplikuar. Hyjnë në mes ndërtuesit, pronarët, qytetarët, qerexhinjtë, pronarët e truallit etj. Janë minimalisht tre palë në mes. Diku hyjnë edhe bankat pasi janë vënë koletarel. Unë mendoj se këtë situatë mund ta zgjedhim bashkërisht”- tha Lame.

Paraardhëse

Këngëtarja shqiptare: Babai i dhëndrit më gjuajti në ditën e dasmës

Pasardhëse

Kim Kardashian viziton Trump në Shtëpinë e Bardhë [FOTO]

Pasardhëse

Kim Kardashian viziton Trump në Shtëpinë e Bardhë [FOTO]

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

Nga lajme2
1 October, 2025
0

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të...

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.