• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Populli i Vlorës i ankohet kryeministrit, Rama u kundërvihet me arrogancë: “Nuk keni gojë të flisni”

14 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, si gjithmonë i shoqëruar nga një numër i madh truprojash dhe forcash policore.

Me këtë rast, ai ka inspektuar edhe punimet infrastrukturore për projektin që lidh rrugën transballkanike me portin, si dhe punimet e një ure në Lumin e Vlorës. Të dy inspektimet e Ramës, janë shoqëruar me incidente dhe debate me banorë.

Një numër qytetarësh që janë prekur nga projekti për rrugën transballkanike, kanë shfrytëzuar rastin dhe i kanë ngritur shqetësimin lidhur me shembjet e shtëpive të tyre.
Rama ka ndaluar, por i ka “sqaruar” me arrogancë duke ngritur zërin.

“Kjo punë do të bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente do të marrë bonus qiraje dhe do të strehohet për 3 vjet me pagesë nga bashkia. Më pas, bashkia ka programin e strehimit social, kujt i takon do të marrë apartament”, sqaroi ai banorët.

Gjithashtu gjatë një inspektimi të punimeve të një ure në Lumin e Vlorës, Edi Rama, u revoltua kur një përfaqësues i pushtetit vendor i përmendi popullin e Peshkëpisë dhe Selenicës të cilët këmbëngulin për ndërtimin e rrugës, e cila në mënyrë të “çuditshme” edhe pse ishte përcaktuar fondi, u anulua së fundmi.

“Thuaji atyre të Peshkëpisë dhe Selenicës që nuk kanë gojë të flasin”, u shpreh Rama me tone të larta. Ai shtoi se aq sa ka bërë kjo qeveri për ta, nuk e ka bërë askush. “Dëgjojnë atë Leskon ata dhe Lulin”, u hakërrye Rama.

Paraardhëse

DJ Tiësto është bërë baba, prezanton të bijën e porsalindur

Pasardhëse

Këlliçi në një takim me të rinjtë e Vlorës: “Nuk është Vlora veç një lungomare”

Pasardhëse

Këlliçi në një takim me të rinjtë e Vlorës: "Nuk është Vlora veç një lungomare"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.