• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Politika nuk vetë-dekriminalizohet, atë duhet ta bëjmë ne

6 March, 2016
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mentor Kikia

Siç e dini, politika jonë është para një vendimi shumë të vështirë. Ajo duhet të dekriminalizohet. Asaj i duhet të vendosë që kriminelët, trafikantët e drogës, tutorët e prostitutave, vrasësit, grabitësit, hajdutët dhe gjithë soji i tyre, të mos bëhen më deputetë, kryetarë bashkishë, drejtora etj. Nuk është gjë e lehtë të bëhet kjo, kur ky soj është shpërndarë si vaji në lakra në të gjitha strukturat politike. Fillimisht ky soj vetëm paguante rryshfet për politikën ndërsa politika e përdorte atë si armë në zgjedhje e pastaj e braktiste. Por dalëngadalë, u rrit nevoja për krah të armatosur dhe para cash. Duheshin rrahur kundërshtarët, duheshin shqyer e mbrojtur kutitë e votimit, sipas rastit. Pastaj ky soj nuk ofroi thjeshtë paratë dhe ushtarët e dhunës, por u ofrua edhe vetë. Ata u futën nëpër struktura partiake, politika u miqësua me ta, ata filluan të ishin garancia dhe mbrojtja e saj dhe dalëngadalë u bënë njësh.


Paralelisht me këtë ngjizje të krimit me politikën, erdhi edhe degradimi i shoqërisë dhe asaj demokracie të zbehtë që po rritej. Nga njëri preces zgjedhor në tjetrin, ne filluam ta shesim votën gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më hapur, gjithnjë e më lirë. Ne filluam t’ia japim votën atyre që, edhe pse e dinim se janë trafikantë dhe banditë. Ne i votonim edhe pse e dinim se ato para që po na jepnin na i kishin vjedhur po neve, shumë më shumë. Sepse gjithnjë e më shumë nuk kishim e nuk kemi besim tek askush.


Tani ata duhen ndarë. Por ky operacion është i dhimshëm, aq sa unë nuk besoj se këtë ndërhyrje mund ta bëjë vetë pacienti.


Unë mendoj se sërish këtë duhet ta zhbëjmë ne, ne që e lejuam të bëhej. Po po, ne! E di që do të thoni se kush na pyet neve, por unë them se vetëm ne mund ta bëjmë. Ne i njohim të gjithë ata që na sjellin partitë për të votuar. Dhe, ne vend që të pranojmë paratë tyre të qelbura erë gjak e erë drogë, t’ua refuzojmë edhe paratë, edhe votën. Vetëm kështu dekriminalizohet politika, dhe shteti pas saj.

Paraardhëse

Majlinda Bregu kundër grave të PD: Më mirë që nuk vajta në atë protestë

Pasardhëse

“Evoluimi” material i femrave shqiptare

Pasardhëse

“Evoluimi” material i femrave shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.