• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“Policia më tërhoqi zvarrë”, por pamjet nxjerrin blof deputeten e LSI (VIDEO)

19 December, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e protestës, deputetja e re e LSI-së, Floida Kërpaçi u shfaq në oborrin e parlamentit e gjakosur.

Ajo tha se policët e tërhoqën zvarrë, ndërsa përpiqej të ndihmonte një grua të gjakosur në protestë.

Floida Kërpaçi tregoi se si ishte prezantuar para policëve si deputete, megjithatë e kishin tërhequr zvarrë.

Gjaku i Floida Kërpaçit provokoi irritimin e Monika Kryemadhit.

Lapsi.al siguroi një video të filmuar nga brenda parlamentit, që tregon një grua të shtrirë në tokë dhe të rrethuar nga policët dhe deputetët e rinj të LSI-së, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, Indrit Brahimllari dhe ish- ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Policët në këtë moment të protestës duket që po kujdesen dhe janë duke e ndihmuar gruan e shtrirë në tokë.

Madje Indrit Brahimllari dëgjohet duke i bërtitur policit: Merre mor çoje me ambulancë!

Deputetët e LSI qëndrojnë në këmbë, ndërsa Floida Kërpaçi po merret me celularin.

Në prononcimin që disa orë pas ngjarjes në Opinion, Floida Kërpaçi u shfaq me dorën e fashuar dhe tha se ishte dhunuar nga policia pikërisht në këtë moment, kur po ndihmonte një grua. Gjë që nuk është e vërtetë.

Rrëfimi i deputetes së LSI

Blendi Fevziu: Ku u përgjakët?

Floida Kërpaçi: Ishte një moment kur u drejtova drejt parlamentit dhe në atë moment gjeta para meje një zonjë që ishte pa ndjenja dhe shkova tek ajo për ta ndihmuar, duke i thënë efektivëve të policisë që të na hapnin rrugën se isha deputete e parlamentit të Shqipërisë.

Blendi Fevziu: I thatë që ishit deputete?

Floida Kërpaçi: I thashë që jam deputete. Jo që nuk pati një reagim nga ata, por më tërhoqën edhe mua në të njëjtën mënyrë siç bënë me zonjën dhe në atë moment nuk kuptova më se çfarë ndodhi, thjesht u mundova që të kaloja dhe të kapërceja të gjithë turmën dhe e gjeta veten të gjakosur duke u munduar t’i jepnim ndihmën zonjës se ajo ishte në gjendje shumë të keqe.

Blendi Fevziu: Kush ju gjakosi?

Floida Kërpaci: Ishin policë që më kapën dhe më tërhoqën.

Blendi Fevziu: Policë që gjakosin një deputet!!! Nuk ndodh!

Floida Kërpaçi: Blendi!

Blendi Fevziu: Them unë nuk ndodh domethënë…

Floida Kërpaçi: Realiteti është që unë jam gjetur e gjakosur. Mund ta shikoni fare mirë në videon më përpara. Bluza ime ishte komplet e gjakosur. Nuk po mundja ta ndaloja presionin derisa fillova ta kontrolloja veten dhe të vija në ndjenja, se situata ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë. Në atë moment pashë vetëm efektivë të policisë që më tërhiqnin zvarrë mua dhe gruan që ishte para meje për të na shtyrë tej dhe e gjetëm veten në anën tjetër të policisë.

https://www.youtube.com/watch?v=nU0GTekUoqM

Paraardhëse

VIDEO/ Momenti kur Edi Paloka shan nga robt efektivin e policisë

Pasardhëse

FOTO +16 / Reperja tregon më shumë se ç’duhet në skenë

Pasardhëse

FOTO +16 / Reperja tregon më shumë se ç’duhet në skenë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.