• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Policia masakron dhëndrin e Starovës para ndeshjes, ai HAKMERRET duke…

13 December, 2017
në Sport
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policë agresivë pa ndonjë shkak të madh. Hera-herës ushtrojnë dhunë kur nuk duhet dhe, në raste të tjera, rrinë spektatorë kur shemben në dru arbitrat. Të patrajnuar për të menaxhuar situata specifike në stadium dhe rreth tij, të mërzitur për “angarinë” që u sjellin aktivitetet sportive, shpesh murmurisin ndër dhëmbë dhe ankohen për orët shtesë të punës që nuk u paguhen.

Kjo është ana tjetër e medaljes kur bëhet fjalë për sjelljen e uniformave blu karshi tifozëve. Policia krijoi një kolaps të vërtetë në ndeshjen Partizani-Teuta të fundjavës që shkoi, kur befas kërkoi, përveç biletës, edhe kartën e identitetit. Meqë një pjesë e vogël e tifozëve nuk e kishte me vete, u bllokua pothuajse e gjithë tribuna përkarshi.

Në fund, pati edhe shoqërime ultrasish në komisariat, si dhe dhunë ndaj atyre që kundërshtonin këtë ndryshim rregullash të minutave të fundit.

Dhëndri i Starovës – Një ndër viktimat e dhunës policore ka qenë edhe Gent Malaj, dhëndri i trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova. Ai është paraqitur pranë stadiumit dhe, kur ka marrë vesh se biletat mund të bliheshin vetëm me kartë identiteti ose me tjetër dokument identifikimi, është nisur drejt makinës së tij për të marrë kartën e identitetit. Në atë moment, policët i kanë vendosur një kapuç në kokë dhe e kanë dhunuar barbarisht pa i dhënë ndonjë arsye.

Nuk dihet ende nëse ka qenë një keqkuptim i policisë dhe Malaj është ngatërruar me ndonjë tjetër, por ai ka përfunduar në rajon i shoqëruar. Menjëherë pas ngjarjes mësohet se Malaj ka marrë raportin mjekësor dhe po përgatit padinë për dhunën policore.

Duke qenë se është i pajisur edhe me pasaportë italiane, dhëndri i Starovës ka njoftuar edhe ambasadën e shtetit fqinj për dhunën që ka pësuar, duke pretenduar se ka qenë sulm i padrejtë dhe pa asnjë shkak. Ai ka kërkuar videot nga televizionet që janë gjendur aty afër në atë moment, me qëllim që të argumentojë se policia e ka keqtrajtuar pa asnjë shkak.

Paraardhëse

Anxhela Peristeri: Ja sa mund të rezistoj pa bërë seks /Video

Pasardhëse

Në Tiranë paskemi një hajdut që lëviz me “Benz ML” /Video

Pasardhëse

Në Tiranë paskemi një hajdut që lëviz me “Benz ML” /Video

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.