• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Policia bashkiake në Tiranë shpëton dy persona nga moti i acartë

8 January, 2019
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Krahas punës për hedhjen e kripës dhe skorieve nëpër rrugë në mënyrë që ngricat të mos pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe njerëzve, Bashkia e Tiranës në këto ditë të acarta ka marrë të gjitha masat që edhe të gjitha shërbimet e tjera të jenë në gatishmëri dhe në shërbim të qytetarëve.

Policia Bashkiake dhe Shërbimi Social i Bashkisë Tiranë po monitorojnë nga afër situatën në gjithë territorin duke u ofruar ndihmë dhe strehuar të gjithë personat që gjenden në vështirësi, siç janë edhe endacakët. Kështu, Policia Bashkiake ka mundur të shmangë disa raste ku persona endacakë kanë rrezikuar jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Më konkretisht dje afro mesnatës, në afërsi të kryqëzimit të “21 – Dhjetorit”, Policia Bashkiake ka gjetur shtetasin me inicialet Th.B, 45 vjeç nga Berati, i cili qëndronte jashtë në afërsi të një stacioni autobusi. Menjëherë atij i është ofruar ndihma e parë dhe është strehuar në ambientet e Qendrës Sociale në Shkozë ku dhe po merr shërbimet e nevojshme.

Ndërkohë që gjatë orëve të para të ditës së sotme Policia Bashkiake ka gjetur në Bulevardin Zogu I një tjetër person endacak me inicialet B.D, 63 vjeç nga Shkodra që kishte kaluar natën jashtë. Menjëherë është lajmëruar shërbimi mjekësor dhe pasi i është dhënë ndihma e duhur ai është strehuar në ambientet e qendrës sociale që gjendet përgjatë Bulevardit Zogu I.

Ndërkohë që të gjitha qendrat sociale të Tiranës po qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar ndihmë, strehë dhe ushqim për të gjithë personat që gjenden në vështirësi në këto ditë kur termometri ka shënuar disa gradë nën zero.

Paraardhëse

Sot u shënua dita më e ftohtë, çfarë do ndodhë me motin në vazhdim

Pasardhëse

Reagon Ministria e Arsimit për bursat dhe tarifat e studentëve

Pasardhëse

Reagon Ministria e Arsimit për bursat dhe tarifat e studentëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.