• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Policët kallëzuan penalisht Pjerin Ndreun, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

29 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
143
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu është paditur nga punonjësit e një patrulle policie pasi sipas tyre ai ka ndërhyrë duke penguar shoqërimin e pronarit të një hoteli I cili refuzonte të fikte muzikën përtej orarit të lejuar. Kryeministri Edi Rama foli për një gabim të kryebashkiakut. Por ky i fundit në një reagim të sotëm përdori një gjuhë të ashpër dhe fyese ndaj punonjësve të policisë, të cilët sipas tij kishin qenë në tejkalim të kompetencave

Tre punonjës policie që vepronin në zonën e Shëngjinit nuk e kanë pranuar ndërhyrjen e kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, ndërsa disa netë më parë ata tentuan të shoqëronin në komisariat pronarin e një hoteli i cili refuzoi kërkesën e tyre për të fikur muzikën në lokal, pasi ishte tejkaluar orari i lejuar. Në padinë që kanë depozituar në Prokurori, ata kanë deklaruar se zoti Ndreu është shprehur se ishte ai “që bënte ligjet dhe vendoste për to”. Në kushtet kur, sipas kallzimit, stafi i lokalit kishte nisur të shtynte punonjësit e policisë e t’i pengonte ata, këta të fundit janë detyruar të tërhiqen për të mos përkeqësuar situatën.

I pyetur sot rreth këtij fakti, kryeministri Edi Rama tha se kryebashkiaku socialist kishte gabuar e duhej të përgjigjej në rrugë ligjore: “Kur vjen puna për ofendimin e Policisë, askush nuk ka të drejtë, dhe askush nuk mund t’ja hedhi lehtë pa u përballur me ligjin. Ka bërë shumë gabim e duhet të përgjigjet për gabimin që ka bërë, në rrugë ligjore”.

Por në të kundërt, zoti Ndreu nuk mendon se ka gabuar. Përkundrazi, me një guhë arrogante dhe vulgare, në një reagim në Facebook ai flet për “policë barkderrë që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin”. Ai shton më tej se “si drejtues i pushtetit vendor e kam për detyrë të mbaj qëndrim kur policia tejkalon masën dhe kryen veprime të dhunshme”. Por në fakt asnjë ligj nuk i jep atij kompetencë të ndërhyjë për të penguar veprimet e policisë. Nëse ato kanë qenë në tejkalim janë organe të tjera që e vlerësojnë dicka të tillë, dhe jo një kryetar bashkie që merr përsipër të zgjidhë vetë gjithshka, duke penguar shoqërimin në komisariat të një personi. Për më tepër, ai e pranon dhe vetë, se ndodhej në një darkë, pavarësisht se zyrtare, përtej orarit të lejim qarkullimit të imponuar nga rregullat anti COVID.

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë konferencºs për shtyp në mbështetje të punonjësve të policisë kur tha se “unë do shqetësohesha nëse policia apo strukturat përkatëse, nuk do të kishin ndjekur rrugën ligjore”.

Por në fakt duket se nisma për të depozituar kallcim ka qenë personale e punonjësve të policisë, pasi sipas mediave vendase, vetë strukturat drejtuese të policisë së Lezhës, kanë mbajtur anën e kryebashkiakut, dhe kanë nisur hetim ndaj tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të policisë”./voa

Paraardhëse

Shqipëria dhe Greqia ndajnë detin në Hagë, reagon ministri i Jashtëm grek: Një kapitull i ri

Pasardhëse

U shua një familje e tërë në aksident, familjarët dhe qytetarët protestë në Fier, e ëma e Silvanës ka një kërkesë për qeverinë

Pasardhëse

U shua një familje e tërë në aksident, familjarët dhe qytetarët protestë në Fier, e ëma e Silvanës ka një kërkesë për qeverinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.