• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Policët civilë më masakruan vëllain”

22 May, 2018
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas akuzave të hedhura ndaj forcave të Policisë së Korçës për vdekjen në Komisariat të 27- vjeçarit Enea Ftoj, Policia është vënë përballë akuzës për dhunë dhe nga një i ri në Vlorë.

Vëllai i Besmir Ngjelës, 23- vjeçarit të arrestuar tri ditë më parë në vendin e quajtur Sahati, duke treguar fotot që dëshmojnë dhunën ndaj të vëllait, i bën thirrje Policisë së Shtetit që të mos fshehë të vërtetën, pasi, sipas tij, i vëllai është dhunuar nga punonjës civilë të Policisë.

28-vjeçari tregon se gjithçka ka nisur pas një konflikti në një pikë karburanti, ku katër punonjës policie, të cilët po udhëtonin me një makinë, kanë përplasur lehtë automjetin me motorin e Besmir Ngjelës. 31- vjeçari, pasi u ka kërkuar llogari për pasi për pak i thyen këmbën, ka marrë si përgjigje ofendime dhe sharje.

Pasi dhe Besmir Ngjela ua ka kthyer me të njëjtën monedhë, tre prej tyre kanë dalë nga makina dhe e kanë dhunuar. Më pas, Besmir Ngjela është rikthyer në lokalin ku ishin ulur me një kallashnikov në dorë. Pas neutralizimit, i riu është dhunuar në mënyrë barbare.

Pse pretendoni se në arrestimin e vëllait tuaj është fshehur e vërteta?

Jam vëllai i Besmir Ngjelës, i autorit të ngjarjes që ndodhi në vendon e quajtur Sahati. Mora guximin të dal para kamerave, jo se kemi ndonjë faj mjaft të rëndë, fajtorë mbetemi, por ka shumë gjëra të pasqaruara. Po kërkojmë drejtësi për një arsye të vetme. Të katër personat (kanë qenë gjashtë, por katër kanë qenë në makinë), kanë qenë policë civilë në detyrë. Dhe kjo nuk është shprehur.

Si ka ndodhur ngjarja?

Vëllai ka qenë në pikën e karburantit pranë Sahatit, duke i hedhur benzinë motorit, ka një “Piaxho” të vogël. Ka ardhur një “Pasat” me xhama të zinj, e ka goditur të këmba. Vëllai ka katër hekura në këmbë dhe u ka thënë, ça bëni se na thyet këmbën. Njëri prej tyre doli nga xhami dhe shau dhe ofendoi vëllain. Në të njëjtën kohë dhe vëllai e ka sharë, se në gjaknxehtësi. Më pas kanë dalë tre prej tyre dhe e kanë qëlluar me grusht.

Po më pas, si ka vijuar konflikti?

Pasi e kanë goditur me grusht diku në zonën afër veshit, vëllai është larguar me shpejtësi. Ka shkuar ka marrë një armë, që nuk e di se ku e ka gjetur, dhe është rikthyer sërish në vendin ku ndodhi sherri. Aty pranë pikës së karburantit ka një lokal, ku dhe ishin ulur punonjësit e Policisë. Vëllai ka hyrë me kallashnikov në dorë, por njëri ia ka kapur armën dhe në këtë moment është shkrepur arma në ajër. Nuk e ka shkrepur vëllai, ka qenë aksidentale, një shkrepje e vetme ka qenë. Pasi i kanë kapur armën e kanë nxjerrë me grushte e shqelma.

Po thoni se dhuna ka vazhduar edhe pasi e kanë neutralizuar?

Nuk kanë reshtur edhe në momentin që makina e Policisë ka qenë para lokalit. Do të dalë e vërteta se janë kamerat e lokalit, është filmuar çdo gjë. Vëllai im është fajtor, nuk e heq fare këtë pjesë, por edhe ajo dhunë nuk ushtrohet. Unë gjykoj se në momentin e neutralizimit ka edhe masa të tjera, se mund të justifikohen se janë vetëmbrojtur. Dua që të dalë e vërteta, të mos thonë është përplasur me xhamin, se ka tri ndërhyrje, me hundë të thyer, veshin e çarë dhe dhëmbin e thyer. Doktori na tha se ka shumë thyerje dhe në pjesën e kafkës.

Cili është apeli juaj?

Vëllai të marri dënimin e merituar, nuk kam asnjë merak te kjo pjesë. Por, dua që të dalë e vërteta. Kanë qenë dhe të pirë, por këtë nuk e faktoj dot. Do të dalin faktet e tjera, nëse duan që ngjarja të gjykohet ashtu siç duhet. Se ata ishin punonjës policie, shkaktuan një aksident dhe mund ta zgjidhin me aq.

Paraardhëse

Presidenti i PSG: Këtë lojtar nuk e shes as për 1 miliard euro

Pasardhëse

Balla bën deklaratën e fortë: Pas 613 kg kokainë të kapur, fshihen zyrtarë të lartë të PD, prisni ditët në vijim

Pasardhëse

Balla bën deklaratën e fortë: Pas 613 kg kokainë të kapur, fshihen zyrtarë të lartë të PD, prisni ditët në vijim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.