• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Policë nga Holanda zbarkojnë në Tiranë, diskutime për vizat

5 November, 2017
në Aktualitet
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqetësimi nga trafiqet dhe krimi i organizuar me origjinë shqiptare në Roterdam, ka sjellë në Tiranë një delegacion të nivelit të lartë.

Siç njofton dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, “një delegacion i lartë, ndryshe i njohur si Trekëndëshi i Roterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, nga data 2 deri më 6 nëntor 2017”.

Por, sipas njoftimit të ambasadës, pjesë e delegacionit, përveç kryebashkiakut Ahmed Aboutaleb, do të jenë dhe krerë të institucioneve ligjzbatuese të Roterdamit.

“Drejtori i Policisë së Roterdamit, Frank Paauë, kryeprokurori i Roterdamit Marc van Nimëgen, drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrojtjes Brig.Gen, Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni”, thuhet në njoftim.

Rreziku i rivendosjes së regjimit të vizave për shqiptarët krijoi tronditje në politikën shqiptare gjatë muajve të verës, kur një raport i policisë së Amsterdamit i kërkonte Parlamentit që ta diskutonte këtë çështje, pas rasteve të shumta të abuzimit të shqiptarëve me udhëtimin në zonën Shengen.

Fokusi i kësaj vizite do të jetë lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar. Ardhja e këtij delegacioni në Shqipëri, ka si qëllim përcjelljen e shqetësimit që qytetarët dhe autoritete e Roterdamit kanë ndaj rritjes së kriminalitetit me origjinë nga Shqipëria.

Dje, delegacioni holandez zhvilloi një takim në Akademinë e Policisë me autoritetet shqiptare, por dhe organizata joqeveritare që operojnë në fushën e sigurisë dhe luftës ndaj krimit të organizuar.

Qëllimi i kësaj vizite, sipas Ambasadës Holandeze, është që të kuptohet situata në Shqipëri si dhe faktorët që shtyjnë qytetarët shqiptarë drejt rrugëve të rrezikshme të emigracionit të paligjshëm, shkruan “Panorama”.

Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Holanda dhe Shqipëria po organizojnë një fushatë informuese në lidhje me këtë çështje.

Paraardhëse

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri: Pse i vonon procedurat Ulsi Manja?

Pasardhëse

Berisha publikon videon, tregon njohjen e Saimir Tahirit me Orest Sotën

Pasardhëse

Berisha publikon videon, tregon njohjen e Saimir Tahirit me Orest Sotën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.