• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Podcasti i Ramës, intervistë me sipërmarrësin: Kur erdha nga Italia, s’më njohu djali, tha‘mami kush është ky burrë që fle këtu

29 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në podcastin e kësaj të shtune, kryeministrit Edi Rama, ka biseduar me sipërmarrësin Agim Xhindoli, i cili ka treguar vitet e tij të vështira, se si është rritur në një dhomë 4 me 4, ku jetonin 9 persona, emigrimi në Itali e kthimi në atdhe si biznesmen.

“Jemi rritur në një dhomë 4 me 4. Jashtë kishim një hamam, kishim një kuzhinë të vogël, por lagja që kemi qenë ne na kanë përkrahur jashtë mase, na kanë mbështetur nga të gjitha drejtime”, tregon ai.

Emigrimi nuk ka qenë i lehtë, aq sa është detyruar që të qëndrojë larg familjes.

Ai tregon edhe një moment të dhimshëm, kur djali nuk e ka njohur.

“Në Itali kur kam shkuar, kam shkuar me patentë ndërkombëtare dhe kam filluar shofer pas 15 ditësh. Në Itali kam punuar dhe kur kam ikur në ’91 e kam lënë djalin 1 vjeç dhe kur jam kthyer e kam gjetur djalin 4-vjec. Kur kam ardhur për herë të parë, pas 3 vjetëve, i tha djali të ëmës “Kush është ky burri që fle këtu”, shtoi sipërmarrësi.

Për t’u kthyer në atdhe e ka bindur shoku i tij.

“Ai më pa që isha punëtor dhe më tha “Gim, je djalë i mirë, je djalë punëtor. Kthehu në Shqipëri se këtu do mbetesh shofer”. Ai ishte momenti që ai më ndihmoi në të gjitha drejtimet; erdha në Lushnje, hapa biznesin bashkë me vëllezërit dhe që në ’94, 4 muaj pasi hapa biznesin, kam punësuar 3 italianë, kam sjellë shkollën e parë moderne nga Italia që ishte makina brenda në klasë, të gjitha tipet e mjeteve dhe kam sjellë, gjithë pajisjet për lyerjet e makinave, kam sjellë një bojaxhi, një karrocier për llamarinat dhe një mekanik, që në ’94. Kanë punuar 3 vjet në Shqipëri, u martuan me gra shqiptare dhe kanë familjet sot e kësaj dite”, tregon Xhindoli.

Nisur nga kjo eksperiencë, sipërmarrësi tregon se kur të rinjtë i thonë se do ikin për punë jashtë vendit, nuk i ndalon, por thotë se shumica prej tyre janë kthyer.

“Pardje një inxhinier i imi që kam bashkëpunuar këtu në Tiranë, më ka marrë në telefon dhe më ka thënë: Jam bërë pishman – tha, këtu kishte goxha pagë ai, 1500 euro në muaj dhe ishte shumë i zoti. Dhe më ka thënë që do kthehem. Hajde – i thashë unë. Derën e ke të hapur. Madje të gjithë këta punëtorët që kanë ikur, unë i them, ik provoje, dera hapur është. Edhe janë kthyer”, u shpreh ai përballë kryeministrit Edi Rama.

Kjo intervistë nuk ka qenë e zakonshme, sepse Agim Xhindoli, është marrë me politike dhe prej 32 vitesh ka kontribuar për Partinë Demorkatike.

“Unë dhe familja ime e them me plot gojën, që jemi të vetmit gjatë 32 viteve që nuk kemi luajtur nga PD dhe jemi te PD, atje ku kam kontributin 32 vjeçar unë dhe familja ime. Jemi të drejtpërdrejtë, nuk fshihemi. Prandaj respektohemi se jemi të drejtpërdrejtë. Japim kontributin tonë, por s’kam asnjë kompleks. Madje dhe kur erdhët ju te fabrika se unë ju vlerësoj shumë dhe ju respektoj në maksimum se je kryeministri i parë, – se unë në biznes nuk kam as 3 ditë, as tre muaj, as 3 vjet, në 1 maj tani, mbush 29 vjet – dhe nuk ka ardhur njeri nga politika, nga PD që unë kam kontributin tim familjar, të më ketë vizituar fabrikën, as për mire, as për keq. Megjithatë prapë unë i jam mirënjohës të gjithëve, çfarë kanë bërë ia kam bërë hallall. E kam bërë dhe për veten time dhe për shpirtin tim. E kam bërë si qytetar. Dhe kur erdhët atë ditë dhe më thatë: e keni kompleks? Ju thashë: kompleks nuk kam, biles jam më i lumturi i botës që po vjen një kryeministër”, përfundoi Xhindoli.

Ky është podcasti i katërt i kryeministrit Edi Rama, i cili në këtë fushatë zgjedhore ka vendosur që të bëjë edhe rolin e intervistuesit me kandidatët e PS-së, por jo vetëm.

Paraardhëse

E fundit, sherr për një vajzë, kërcet arma në Tiranë

Pasardhëse

Kiara Tito “bëri namin” me emrin e Luizit, reagon kunati: Mos bëni follow asnjë Instagram në emër të tij, nuk janë hapur nga dashamirës

Pasardhëse

Kiara Tito “bëri namin” me emrin e Luizit, reagon kunati: Mos bëni follow asnjë Instagram në emër të tij, nuk janë hapur nga dashamirës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.