• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Pochettino rrezikon shkarkimin me ndërrimin e Messit

21 September, 2021
në Sport
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjërat nuk janë të njëjta te Paris Saint-Germaini pas fitores ndaj skuadrës së Lyonit, të dielën mbrëma në kuadër të Ligue 1.

Mediat franceze kanë shkruar të hënën se trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, nuk e ka aspak vendin e sigurt pas veprimit që e bëri ndaj Lyonit ku vendosi ta zëvendësojë yllin Lionel Messi. Në minutën e 76-të, Pochettino e ndërroi Messin me Achraf Hakimin, vendim ky që nuk u prit aspak mirë nga ylli argjentinas. Në fakt, Messi as nuk ia zgjati dorën trajnerit derisa po shkonte në bankën e rezervistëve, si dhe ndërroi disa fjalë me Pochettinon. Hidhërimi ishte i dukshëm tek ai.

Për Messin kjo ishte ndeshja e parë në kampionat që startoi te PSG-ja. Para këtij dueli ai kishte luajtur vetëm 24 minuta në udhëtim te Reimsi.

Vendimi i Pochettinos duket se nuk është pritur aspak mirë në klubin francez, sidomos te pronarët nga familja e pasur e Katarit. Të hënën, një i afërm i pronarit të PSG-së, Khalifa Bin Hammad Al Thanit, ka dhënë një mesazh të fortë në rrjetet sociale për Pochettinon. Ai në “Twitter” ka postuar një fotografi të Pochettinos që shihet duke përshëndetur dhe ka shkruar mesazhin: “Londra është qytet i bukur, e dini”. Me këtë, sipas mediave, ai ka aluduar se Pochettino mund të largohet për t’u kthyer në Londër, qytet ku ka jetuar sa ishte në krye të Tottenhamit.

Edhe ekspertët e futbollit në Francë e kanë paralajmëruar Pochettinon për veprimin e bërë, ndonëse e kanë arsyetuar trajnerin. Në fakt, ishte zëvendësuesi Mauro Icardi, i inkuadruar në lojë në minutën e 82-të, ai që ia solli fitoren PSG-së, me golin e shënuar në minutën e tretë të kohës shtesë.

“Pochettino rrezikoi shumë me largimin e Messit dhe kjo u konfirmua edhe me faktin se lojtari i Argjentinës ishte shumë i frustruar dhe nuk ia zgjati dorën. Pas ndeshjes, Pochettino tha se kishte biseduar me Messin në zhveshtore dhe ka qartësuar situatën”, është shprehur Jonathan Johnson, gazetar që përcjell Ligue 1.

Në të vërtetë, Pochettino ka thënë se ishte i detyruar ta zëvendësonte Messin për arsye fizike. Ai ka thënë se dëshiron ta kursejë dhe ta ruajë argjentinasin nga lëndimet. PSG-ja ka një orar të ngjeshur pasi këtë javë i luan dy ndeshje në kuadër të kampionatit francez, me Metzin të mërkurën dhe Montpellierin të shtunën, përpara se të përballet javën e ardhshme me Manchester Cityn në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Të gjithë e dinë se kemi shumë lojtarë të mirë në ekip. Dhe duhet të marrim vendime për ta krijuar formacionin për çdo ndeshje. Unë mendoj për të mirën e ekipit, pavarësisht se dikush prej lojtarëve nuk i pranon ato”, ka thënë Pochettino duke zbuluar se nuk kishte diskutuar asgjë me Messin në lidhje me ndërrimin, por thjesht e kishte pyetur se a është mirë. “Unë e largova Messin për ta mbrojtur dhe të mos lëndohet, sepse kemi ndeshje të rëndësishme dhe një orar shumë të ngjeshur”.

Messi iu bashkua PSG-së muajin e shkuar si lojtar i lirë nga Barcelona dhe në tri ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka bërë asnjë asistim. Kanë bërë bujë të dielën e të hënën pamjet e zymta të Messit nga bankina, pas zëvendësimit të papritur.

Paraardhëse

Zbulohet arsyeja e zëvendësimit të Messit (VIDEO)

Pasardhëse

Jonida Shehu flet për humbjen e nënës: Çdo kafe që pi më duket e hidhur

Pasardhëse

Jonida Shehu flet për humbjen e nënës: Çdo kafe që pi më duket e hidhur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.