• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po tentohet të bëhet grusht shteti brenda Kuvendit”, deputeti i PD-së shpërthen i revoltuar dhe bën propozimin e papritur

23 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
135
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i PD Tritan Shehu e ka cilësuar një tendencë për grusht shteti brenda parlamentit zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online.

Shehu u shpreh i prerë se kjo është një çështje thelbësore e demokracisë dhe kërkohet t’iu mbyllet goja deputetëve, pasi komisionet janë vendet ku zhvillohen debatet.

“Është çështje e procedurës, se është çështje e demokracisë, e lirisë, e shprehjes së deputetëve. Sepse këtu kemi një tendencë për grusht shteti brenda parlamentit. Për t’i mbyllur gojën deputetëve. Pra, është një çështje thelbësore e procedurës parlamentare.

Komisionet janë bazë e diskutimeve dhe gjithmonë është thënë që të mos bëjmë diskutime të mëdha në seancë plenare, por t’i bëjmë në komisione, me shumë të drejtë. Po kërkohet të evitohet vendi i debateve, i mendimeve, diskutimeve dhe i konkluzioneve, kjo është të tallesh me parlamentin. E ka gabim zoti Balla kur thotë nuk është çështje e seancës plenare. Është çështje e funksionimit normal të një parlamenti e një vendi sovran. Askush nuk ka të drejtë t’i imponohet parlamentit.

Aq më shumë kur kërkohet t’i imponohet një masë e papërputhshme me masat kombëtare për epideminë që janë sot, jashtë standardeve, sui generis vetëm e vetëm për t’i mbyllur gojën deputetëve ashtu sikur u mbyll kufiri para zgjedhjeve, siç u përdor ai komitet para zgjedhjeve për të mos i lënë njerëzit të votojnë. Ashtu kërkohet sot t’i mbyllet goja deputetëve. Kjo është shumë e rëndë, është e paimagjinueshme. Në qoftë se doni të diskutojmë për masat epidemiologjike hajde diskutojmë, Shqipëria nuk është në gjendje epidemiologjike të rëndë, është katastrofë.

Por nuk e zgjidhin komisionet këtë çështje, përkundrazi komisionet duhet të diskutojnë për masat që duhen marrë për këtë situatë. Për të mos shkuar më me 30 mijë të vdekur të tjerë. Ne kërkojmë t’i mbyllim gojën komisioneve. Këtu është një çështje shumë serioze, thelbësisht e funksionit të parlamentit, e bazës demokratike të funksionit të parlamentit, është një çështje dhunimi e të drejtave të parlamentit dhe të deputetëve”, – tha Shehu.

Ai propozoi madje bojkotin e komisioneve nëse zhvillohen online mbledhjet.

“Kot po rrimë këtu dhe kot do shkojmë në komisione. Unë propozoj këtu.

Ndryshe ne mos të marrim pjesë në komisione. S’kemi pse të marrim pjesë në komisione, për t’u bërë lolo e disa videove. Mos të marrim pjesë në asnjë komision, që të mos cenohet demokracia shqiptare. Boll me të tilla gjëra, boll me shakara, lodra”, – deklaroi Shehu.

Paraardhëse

“Burracak dhe me sëmundje të pashërueshme”, Romeo Kara del me reagimin e fortë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla (FOTO)

Pasardhëse

Përplasja në PD! Kadilli paralajmëron zhvillime: Berisha hoqi “maskën” kur iu prekën interesat, ja çfarë do të ndodhë

Pasardhëse

Përplasja në PD! Kadilli paralajmëron zhvillime: Berisha hoqi “maskën” kur iu prekën interesat, ja çfarë do të ndodhë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.