• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“Po të ishte Zaho në shkollë, do ta ndërtonte Rama një mbikalim për fëmijët?”

11 October, 2017
në Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rreth 500 fëmijë të zonës së Kënetës në Durrës, çdo ditë po rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë.

Segmenti rrugor, një autostradë që ndan përgjysmë këtë zonë, nuk ka asnjë mbikalim, e për pasojë çdo ditë, dy herë në ditë, fëmijët nëpërmjet trafikndarëses kalojnë rrugën duke kaluar midis makinave që ecin me super shpejtësi. Drejtoresha e shkollës së re në ish-Kënetë, Pashke Marku, deklaroi se ndër tri arsyet kryesore të zbrasjes së shkollës nga fëmijët për këtë vit të ri arsimor është mungesa e mbikalimit në rrugë, i cili rrezikon fëmijët.

Rreth 200 nxënës më pak janë regjistruar për këtë vit shkollor, ndërsa rënia nisi që vitin e shkuar kur u hap rruga e nuk ka asnjë mbikalim për njerëzit. Banorët ngrenë shqetësimin se ndihen të kërcënuar, por janë fëmijët ata që rrezikojnë më shumë, pasi automjetet lëvizin me shpejtësi skëterrë dhe në shumë raste aksidentet kanë rezultuar fatale. Kjo çështje ka bërë që një numër i madh familjesh të zonës së Kënetës të braktisin këtë shkollë, për t’i çuar fëmijët në shkolla të tjera.

SITUATA

Banorët e zonës së ish- Kënetës bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, pasi çdo ditë rrezikohet një tragjedi e mundshme. “Fëmijët kalojnë në grup bashkë. Sikur një makinë që vjen me shpejtësi t’i përplasë, ndodh tragjedia. Shoferët këtu ecin me 140 në orë. Askush nuk i ndalon”, shprehen banorët e ish-Kënetës.

“Mungesa e sinjalistikës rrugore është kthyer në një problem shumë serioz për ne, pasi përballemi çdo ditë me rrezikun për jetën. Automjetet në këtë aks (Shkozet-Korpusi Universitar) lëvizin me shpejtësi marramendëse dhe në shumë raste janë bërë burim aksidentesh fatale. Ne na duhet të kalojmë disa herë në ditë nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe, në çdo rast, ndihemi të kërcënuar se mos na godet ndonjë automjet”, shprehet një banor i zonës. Një tjetër banor shprehet se më të kërcënuarit janë fëmijët, pasi u duhet të kalojnë përmes rrugës të paktën dy-tri herë në ditë.

“Kemi kërkuar me dhjetëra herë të merren masa për të vendosur sinjalistikën dhe mbikalimet në këtë rrugë, por ankesat tona nuk janë marrë parasysh. Prej disa vitesh kjo rrugë ka përfunduar, por jo me parametrat e kërkuara, pasi duhej ishte vendosur sinjalistika dhe mbikalimet. Ne jemi detyruar të vendosim mbikalime të vegla, me konstrukt dërrase, pasi ndryshe ndihemi të izoluar dhe nuk kemi komunikim me pjesën tjetër të qytetit”, shprehet një tjetër banor.

Fëmijët e zonës së ish-Kënetës kalojnë të paktën dy herë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi u duhet të shkojnë në shkollë. Në shumicën e rasteve, ata shoqërohen nga prindërit e tyre, për të kaluar në krahun tjetër të rrugës nëpërmjet mbikalimeve të vogla të improvizuara me dërrasë. Banorët shprehen se e kanë ngritur shpesh shqetësimin e tyre për mungesën e sinjalistikës dhe mbikalimeve, por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. / DurresLajm

Paraardhëse

Ndërpritet Lotaria Amerikane, çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

Pasardhëse

Fillojeni ditën me këtë bukuroshe ‘bombastike’

Pasardhëse

Fillojeni ditën me këtë bukuroshe 'bombastike'

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.