• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Po tani çfarë ka për të thënë Edi Rama për Kosovën?

4 February, 2020
në Aktualitet, Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasi Kosova i dha një leksion të fortë demokracie Edi Ramës me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, momenti më befasues erdhi në zgjedhjet e vitit të shkuar. Shteti më i ri në Europë zhvilloi një pale zgjedhje model, të cilat befasuan jo vetëm Shqipërinë.

Të shumtë ishin ata analistë që theksuan se Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo vetëm kaq, por nën drejtimin e Edi Ramës, procesi zgjedhor është katandisur gjithmonë e më shumë.

Pikërisht nën drejtimin e Edi Ramës, zgjedhjet nisën të cilësohen si të blera nga krimi. Në rekomandimet e ODIHR nisi të shfaqej gjithmonë e më shumë si shqetësimi primar çështja e blerjes së zgjedhjeve. Kulmi i katandisjes së zgjedhjeve erdhi në 30 qershor të vitit të shkuar, kur Shqipëria bëri zgjedhje moniste, pa opozitën.

Pikërisht për shkak të krahasimit me Kosovën, e cila jo vetëm bëri zgjedhje të parakohshme me standarde demokratie, por tregoi se nuk është tabu dorëheqja e kryeministrave, Edi Rama nxitoi një ditë të tallej me politikën kosovare, e cila vonoi të formonte qeverinë.

Po tani që Kosova e ka një qeveri, çfarë do të thotë kryeministri shqiptar? A e di ai se fenomeni i zgjedhjeve të parakohshme dhe i formimit të qeverive po bëhet gjithmonë e më i vështirë pasi partitë po marrin gjithmonë e më pak vota?

Kurse në Shqipëri, Edi Rama jo vetëm blen zgjedhjet dhe merr sa vota të dojë, por edhe kur mblidhet Kuvendi, ai mund të shtojë numrat e deputetëve derisa të dojë vetë. Sot askush nuk e di me saktësi sa vota ka Edi Rama në Kuvend. Kaq keq jemi katandisur nën qeverisjen e Ramës.

Formimi i qeverisë sot në Kosovë ishte një tjetër leksion për Shqipërinë që vazhdon të lëngojë pasi nuk ka hedhur akoma as hapin e parë drejt një demokracie funksionale: votën e lirë.

Paraardhëse

Moti i keq! Bashkia Shkup apel qytetarëve: Mos dilni jashtë

Pasardhëse

Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëj në Shqipëri

Pasardhëse

Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëj në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.