• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po ta marri zoti Basha a do mbyllet PD?” flet Indrit Hoxha: PD ka nevojë për një reflektim të thellë

21 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Indrit Hoxha, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka folur në lidhje me situatën aktuale të PD-së, ku kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet për kreun e ri, që do të mbahen me 13 qershor.

Hoxha kërkoi që zoti Basha, i cili kërkon nga Rama zgjedhje të ndershme dhe të lira, të japë vetë shembull nga Partia Demokratike, pra të organizojë zgjedhje të tilla për kreun e ri të partisë.

Teksa fliste për emrin e ri të kryetarit që do drejtojë PD-në pas 13 qershorit, Hoxha u shpreh se për atë nuk ka rëndësi një emër i caktuar. Ai komentoi dhe pyetje të shumta që thonë kush do të vijë po të ikë Basha. Hoxha ngriti një pyetje “çfarë do të ndodhë larg qoftë nëse zoti e merr Bashën? A do mbyllet PD?”

Më tej Hoxha theksoi se PD ka nevojë për një reflektim të thellë, në mënyrë që të shmanget një përçarje tjetër.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Komisioni?

Hoxha: Për ne Komisioni është i njëanshëm. Momentalisht janë 3 kandidatura. Pritet dhe kandidatura e Z. Basha. Unë jam që të ketë sa më shumë kandidatura. Në fund ai që do fitojë t’i mbledhë këto dhe të analizojë.

Pyetja: Përse Edit Harxhi dhe Elezi?

Hoxha: Ishin dy njerëz pasi pati një konsensus. Kishin ambicie dhe kjo është gjë normale. Mund të vijnë kandidatura nga forumi rinor i PD.

Pyetja: Pse e paragjykoni garën?

Hoxha: Po si mund të jetë një garë e ndershme kur Basha i vendos vetë çdo gjë. Lë 17 ditë afat për kandidaturat. Zotëria ka 8 vite që i kërkon Ramës zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përse të mos japë një shembull nga shtëpia e vetë?

Pyetja: Pse humbi PD?

Hoxha: Zanafilla e humbjes nuk fillon 6 muaj para zgjedhjeve. Zanafilla është kur zoti Basha në vitin 2014 zgjidhte kryetarët e degëve. Më pas është dhe ligji për ndarjen territoriale që PD e bojkotoi. Nuk i di arsyet përse nuk u futem në zgjedhjet lokale, por në këshill nuk ka pasur vendim për të mos hyrë në zgjedhje. Ngriti një komision i cili eleminoi mijëra demokratë pa asnjë arsye. Ky komision hodhi poshtë të gjithë punën. Mblidhet një këshill kombëtar me zoom pas të drejtë për të folur dhe ka zgjatur vetëm 40 sekonda. Ka ndodhur një gjë shumë e rëndë, mbledhjen nuk e drejtonte kryetari i këshillit. PD nuk shfaqi imazhin e një ekipi gjatë fushatës. PD bëri aleancë me LSI dhe nuk pati një organizim të përbashkët. Përkundrazi, LSI e përjashtoi nga hapja dhe mbyllja e fushatës së PD. Përse nuk kishte marrëveshje me Patozin dhe Topallin? Deputet që morën mandate janë akuzuar nga Basha se i bleu Rama. Po ata te tre që i futi në lista, kush i bleu? Ju mendoni se ne jemi pak. Do takojmë anëtarësinë. Do takojmë ata që nuk e duan qeverisjen e Ramës.

Pyetja: A mund të ndodhë hemoragji në PD?

Hoxha: Të gjitha palët duhet të reflektojnë thellë. Një çarje tjetër e PD do të thotë zhdukje totale e saj. PD ka një rrugë, bashkimin dhe hapjen e partisë. Pranimin e mendimit ndryshe. Afrimin e çdo individi që nga 8 dhjetor 1990 dhe deri më sot që për një arsye apo tjetër është larguar.

Pyetja: A i duhet PD-së një kulture e re?

Hoxha: Çështja e kryetarit nuk lidhet me një emër fare. Se e kam dëgjuar shpesh kur thonë po të iki z. Basha kush do vijë. Ore larg qoftë, po ta marri zoti. Unë i uroj dhe 100 vite të tjera. Po çfarë do ndodhë me PD? Do mbyllet si parti? Jo. Kjo është çështje projekti dhe vizioni. Prandaj këmbëngul të jenë sa më shumë kandidatë në zgjedhje, pa paragjykuar asnjë. Është partia që është votuar në vitin 92 nga mbi 1 milionë shqiptarë, sot e kanë votuar vetëm gjysma. Pse këto janë pyetje brenda shtëpisë tonë.

Paraardhëse

Vendimi i DASH për Sali Berishën, ambasadorja Kim del me bindjen e plotë: Askush s’është mbi ligji

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu ngre dyshimet mbi heshtjen e disa personaliteteve të politikës, bën deklaratën e fortë

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu ngre dyshimet mbi heshtjen e disa personaliteteve të politikës, bën deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.