• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Po shantazhohem nga interesat e krimit”

16 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fatmir Xhafaj doli pak minuta pas orës 18:30 në takimin e paralajmëruar për mediat dhe fjalën e nisi me sqarimin se nuk po dilte për të sqaruar akuzuesit e tij, por për publikun dhe miqtë ndërkombëtarë.

“Si ministër i Brendshëm i akuzuar si i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës, bëhet edhe më detyrues dalja ime publike ndaj llogaridhënies së qytetarëve që kërkojnë të dinë se si qëndron e vërteta”, deklaroi ai.

Ministri i Brendshëm bëri një sërish rezymenë e historisë së vëllait të tij, Agron Xhafaj dhe kujtoi se në 2002, në kohën kur qeveria drejtohej nga Kryeministri Pandeli Majko i kishte dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit të Turizmit që mbante.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjet në atë kohë, e kanë ndaluar për 1 muaj dhe e kanë liruar duke urdhëruar largimin nga Italia. Kam qenë ministër i Turizmit në qeverinë Majko. Kam kërkuar dorëheqjen për këtë ngjarje, por pasi u panë rrethanat dhe përfshirjen time, kryeministri nuk e pranoi dorëheqjen time”, tha ai.

“Agroni për asnjë çast nuk iu fsheh hetimit, por ka kërkuar që të marrë pjesë në këtë çështje. Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi, asnjë veprim i imi nuk ka krijuar imunitet, apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit penal ndaj tij. Asnjëherë si funksionar publik dhe si ministër nuk kam bërë kompromis me faktin që vëllai im nuk duhet të vuante dënimin e dhënë, edhe pse ajo cka ai ka bërë është e shpërpjestuar me dënimin e madh”, shtoi ministri Xhafaj.

Ai thotë se nuk e nxiti të vëllain që të udhëtonte drejt Italisë.

“Unë nuk e nxita që ta kryente këtë akt, por ai nuk ma dha mundësinë që të provonte fatmir xhafajn si ministër të brendshëm nëse do të kërkohej ekstradimi i tij ndonjëherë”, thotë ministri Xhafaj.

Ministri i Brendshëm e quajti sajesë audio-përgjimin dhe i kërkoi Prokurorisë që të hetojë sa më parë. Ai thotë se po shantazhohet nga opozita.

“Interesa intime të saj janë bërë bashkë me interesat kriminale të grupeve të caktuara brenda dhe jashtë sistemit të kalbur të drejtësië. Janë gati të bashkëpunojë edhe me djallin vetëm e vetëm që kjo qeveri të ikë sa më parë. Garantoj se edhe nëse unë do të kisha ikur nga kjo zyrë, çfarë është bërë nga unë, kolegët dhe partnerët ndërkombëtarë nuk do të prishet më. Shpejt edhe SPAK edhe BKH do të jetë në funksion e krimi do të humbasë terren. Askush nuk më shantazhon, askush nuk më pengon në arritjen e qëllimeve të mia”, thotë Xhafaj.

Paraardhëse

28 vjet, një kujtesë dhe bilanc kritik për “elitat” që na sundojnë: S’keni parë gjë akoma…

Pasardhëse

Prokurorja e çiftit Gashi-Gina, lidhje biznesi me Mark Frrokun e njerëz të Tahirit

Pasardhëse

Prokurorja e çiftit Gashi-Gina, lidhje biznesi me Mark Frrokun e njerëz të Tahirit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.