• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Po s’erdhe në Vlorë, mos hajde më në punë…’ Berisha: Antimitingu i turpit i Edvin mbatharakut!

15 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mitingu elektoral i kryeministrit Edi Rama në Vlorë që do të zhvillohet nesër në orën 10:00 ka ngjallur një reaksion të madh në të gjithë vendin.

Nga njera anë, qytetarët që do t’i drejtohen Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare kundër keqqeverisjes së tij që e shohin me tallje këtë skenar antimiting të qeverisë dhe nga ana tjetër, punonjësit e administratës shtetërore në hallin më të madh, sepse po i tërheqin zvarrë në Vlorë nën kërcënimin e pushimit nga puna.

Të dyja rastet i ka ilustruar me mesazhe nga qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e komenton kësisoj situatën e nderë 24 orë para protestës: “Antimitingu i mbatharakut, përdhosje e Sheshit të Flamurit! – shprehet ai. – Lexoni dokumentat që faktojnë se si po përdhos Sheshin e Flamurit me antimitingun e tij të turpit, Edvin Kristaq Mbatharaku. Ai po detyron të gjithë administratën të shkojë nesër në Vlorë.”

Në mesazhet e publikuara nga Berisha, vërehet porosia që në mitingun e Ramës “me përgjegjësi të plotë kërkohet pjesëmarrja e të gjithëve!”

“Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli, ditën e shtunë, datë 16 shkurt 2019, ora 10:30, në Sheshin e Flamurit do të zhvillohet aktiviteti “Për Vlorën që duam” me pjesëmarrjen e kryeministrit z. Edi Rama. Ju mirëpresim. Kabineti, bashkia Vlorë. Përshëndetje, lajmëroni gjithë stafin tuaj për të qënë pjesë e aktivitetit. Me përgjegjësi të plotë kërkohet pjesëmarrja e të gjithëve!”

Ndërsa, në një mesazh tjetër, një punonjës i shtetit në Poliçan, tregon çfarë po organizohet deri në qelizat më të vogla të administratës, për të goditur me antimiting në Vlorë, protestën kombëtare në Tiranë.

Përshëndetje doktor!

Jam një punonjës në bashkinë e Poliçanit me rrogë të përgjysmuar, 170 mijë në muaj. Na mblodhi dje përgjegjësi i komunales dhe na tha “kush nuk vjen në Vlorë të shtunën, të hënën të mos vijë në punë. Është i pushuar.

Unë e urrej atë kryeministër sa s’ka ku të veje, por ç’të bëj, më heqin nga puna. Po u bëjnë të gjithëve presion për të ikur në Vlorë. Falemnderit në qoftë se e publikon. Dhe mos të dalë emri im, se jam në hall se më heqin nga puna. Respekte doktor./ar.sh.SYRI.NET

Paraardhëse

Neymar zbulon premtimin e madh që i ka bërë Buffonit

Pasardhëse

Njeriu i Merkelit-Ramës: Nëse doni BE, stop blerjes së votave në zgjedhje

Pasardhëse

Njeriu i Merkelit-Ramës: Nëse doni BE, stop blerjes së votave në zgjedhje

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.