• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po qeshin me të në çdo darkë”, Spartak Ngjela tregon si është katandisur presidenti dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’

14 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar deklaratat e forta të presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Ngjela shkruan se Meta është katandisur në një person qesharak, duke shtuar se SPAK-ut nuk i shpëton dot.

Postimi i Ngjelës:

“Çfarë po ndodh me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta?

Kjo është pyetja që e ngrenë të gjithë. Madje, edhe ndërkombëtarët që kanë ndenjur larg kësaj çështjeje.

Meta po i habit të gjithë me pretendimin e tij të një force ushtarake ose dhe popullore, të cilën nuk e ka fare.

Një herë Meta na thotë se do të bëjë kryengritje.

Pastaj, ai na thotë që 26 prilli është marrja e pushtetit me dhunë çliruese.

Pastaj, na tha që ky vetë do të priste duar e duar vjedhësish të votave.

Pastaj, i kërkon takim Ramës për zbutje, dhe ky nuk ia jep.

Pastaj, ai ngre lart figurën e Sali Berishës, “si një lider me aftësi humane dhe shtetformuese”, në mënyrë që ky ta ndihmojë Metën në një kryengritje antiamerikane në Shqipëri. Pse, o Metë, e ka harruar vitin 1997 Saliu?

Pastaj, Meta godet ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, dhe thotë që atë e drejton Edi Rama.

Pastaj, pasi ia thyen hundët Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, dhe i thotë që ambasadorja Yuri Kim ka vepruar vetëm sipas porosive që vijnë nga Uashingtoni, Meta hesht, dhe i sulet Uashingtonit dhe gjithë Perëndimit, njëlloj siç sulej Hitleri mbi shtetet që pushtonte.

Pastaj, thotë me tërbim që do të rrëzojë reformën në drejtësi, se ajo është e Ramës. Por Uashingtoni politik qesh me të, dhe Mattheë Palmer flet sërish e i thotë me një farë ironie Metës: “Reforma në drejtësi në Shqipëri është tërësisht vepër e Amerikës”

Pastaj, Meta hesht, dhe turfullon së brendshmi, dhe del sërish duke thënë se do të “pushtojë Perëndimin”; kurse amerikanët qeshin dhe i thonë se Rusia është një shtet i drobitur.

Por, Meta prapë e prapë na del para shqiptare me ca fjali force të palidhura stilistikisht në gjuhën shqipe, dhe po i duket vetja se ka mbrapa një ushtri të tërë.

Mirëpo ky Meta nuk ka asnjë lloj force, veç duarëve dhe parave të vjedhura, fare forcë nuk ka, atëherë pse kërcënon Shqipërinë me ushtrim force?

Po paratë?

Ndoshta ka menduar që me paratë e tij të paguajë, për terror, individë të krimit. Por, ama, në këto ditë, edhe një arsenal armësh po i kapen krimit të organizuar. A thua të jetë rastisi kjo? Mos vjen kjo ngjarje nga hedhja në veprim e parave të Metës drejt bandave kriminale, dhe këto tani po kapen nga sistemi i sofistikuar perëndimor në Shqipëri?

Edhe nëse është kështu, që Meta po paguan krimin, prapë kjo është dobësia e tij. Krimi shqiptar nuk ka kurajë për të ushtruar terror antishtetëror, se e ka shumë frikë shtetin.

Po, pse është katandisur Ilir Meta në këtë lloj dehjeje patologjike?

Është rrjedhojë e frikës nga SPAK.

Por lodhet kot. Meta, SPAK-ut nuk i shpëton dot. Kërcënimi fëminor nuk e tremb dot politikën amerikane.

Por, a nuk e di Meta këtë?

Çthurrja mendore shpesh e çon në infantilizëm pushtetarin e akuzuar, dhe kjo moshë mendore prej fëmije, e katandis atë në një person qesharak, duke bërë të fortin, kur është pa fare forcë.

Prandaj, edhe shqiptarët po qeshin me Metën, gati në çdo darkë, para televizionit.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

“Nuk jam me askënd, as me Monika Kryemadhin”, shokon me deklaratën Ilir Meta: Para Shqipërisë, le të shuhen edhe fëmijët e mi

Pasardhëse

Përballja e 25 Prillit, Bamir Topi i gjen ‘pikën e dobët’ Ramës dhe Bashës

Pasardhëse

Përballja e 25 Prillit, Bamir Topi i gjen ‘pikën e dobët’ Ramës dhe Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.