• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Po plas Lufta Botërore? Rusia lëshon alarmin e madh: Jemi pranë përplasjes direkte me NATO-n

20 October, 2022
në Botë, Kryesore
0
567
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rusia dhe NATO janë pranë një përplasjeje të drejtpërdrejtë në Ukrainë. Është ky paralajmërimi serioz i lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa kundërshton me forcë furnizimet me armë të Kievit nga Perëndimi. Aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut e konsideron një sponsor të terrorizmit.

“Vendet e NATO-s, sikur konkurrojnë me njëri-tjetrin, vazhdojnë të pompojnë armë dhe municione për regjimin e Kievit, e furnizojnë atë me informacione të inteligjencës, trajnojnë ushtarë të regjimit të Kievit, japin orientim për zhvillimin e armiqësive, duke iu afruar kështu vijës së rrezikshme të një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.

Ajo shton se ndihma totale ushtarake e Perëndimit për Ukrainën arriti në vlerën 42,3 miliardë dollarë, pjesa më e madhe e së cilës e mundësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën linjë ishin dhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit Rus, Nikolai Patrushev dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, që deklaruan më herët se NATO ka hyrë de facto në konfliktin në Ukrainë, por pretenduan se kjo nuk ndikon qëllimet e Rusisë. Për Moskën, në luftë po hyn edhe Bashkimi Europian, me ngritjen e një misioni në Kiev për të trajnuar ushtarët ukrainas.

“Ky hap shkon së bashku me furnizimin me armë vdekjeprurëse për regjimin e Kievit, gjë e cila rrit cilësisht përfshirjen e Bashkimit Europian, duke e bërë atë, natyrisht, një palë në konflikt”, tha Zakharova.

Ajo e përmbylli fjalën e saj duke thënë se misioni i BE-së në Kiev do të fillojë punën brenda një muaji dhe për dy vjet duhet të përgatisë mbi 15 mijë ushtarakë të niveleve të ndryshme. Për këto nevoja janë caktuar rreth 107 milionë euro.

Paraardhëse

Qeveria i vendos kusht studentëve që fitojnë bursa, ministrja Kushi del me paralajmërimin e fortë: Duhet të punoni në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit

Pasardhëse

“Po e ktheni shkollën në magazinë”, Shehu lëshon kritika qeverisë: Zhvillimi nuk bëhet me fasadë

Pasardhëse

"Po e ktheni shkollën në magazinë", Shehu lëshon kritika qeverisë: Zhvillimi nuk bëhet me fasadë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.