• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po ndodh në Shkodër!”, ish-deputeti jep alarmin: Propaganda të kushton më shtrenjtë sepse rrezikon jetë njerëzish

18 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, tha se në Shkodër bëhen vetëm 6 tamponë në ditë nga 5 që ishin më përpara, një shifër sipas tij, qesharake.

“Dhënia e tamponëve me racion, është një praktikë e ligë, e cila sado të mohohet, dikur do shpërthejë publikisht dhe kostot janë njerëzore. Po ndodh në Shkodër! Pas denoncimeve se Shkodra kishte 5 tamponë në ditë me racion, u bënë 6, një shifër tejet qesharake për popullsinë e zonës.

Tashmë spitali rajonal i Shkodrës është në kolaps, me pacientë të dyshuar me Covid, e të testuar vetëm me skaner, që konfirmoi dyshimet e mjekëve. Shkak është mungesa e tamponëve, sepse nga 3-6 tamponë që i dërgohen Shkodrës janë një tallje, jo mbështetje në këtë situatë shpërthimi të virusit Korona.

Dhe në vend që të merren masa urgjente, impenjimi është për ta fshehur situatën, duke ç’orientuar publikun. Eshtë modeli që Edi Rama vazhdon të ndjekë edhe në largim! Postohet video nga spitali infektiv për të krijuar panikun, të vetmen “punë” që di të bëjë mirë. E nga ana tjetër zhvendoset orari i raportimit ditor të situatës së Covid-19, nga paradite në pasdite, në mënyrë që të riparohet disi sa për fasadë, realiteti i mungesës së tamponëve!

Si ka mundësi që të vazhdohet me të njëjtën praktikë, e cila rezultoi një dështim spektakolar dhe këtë e dëshmojnë cdo ditë shifrat që shpallen, ato që i kontrollojnë vetë autoritetet? Ky dështim në menaxhimin e Covid-19 ka vetëm një emër: Edi Rama.

Sic kemi bërë që në muajin mars, nuk do lodhemi së përsërituri, se duhet rritur patjetër, e sa më shumë numri i testimeve, sidomos në kushtet kur të gjithë i janë kthyer normalitetit, edhe të stinës, pushimeve! Eshtë e papranueshme që vatrat të shfaqen cdo ditë, edhe në spitale, sepse njerëzit nuk testohen e lihen në mëshirë të fatit! Maskat e higjiena mbeten një sakrificë e njëanshme e qytetarëve, nëse autoritetet shëndetësore nuk bëjnë detyrën e tyre: testim e gjurmim, intensiv madje në këtë fazë! Shpenzimi i energjive për të mbuluar dështimin me propagandë është kriminal! Propaganda të kushton më shtrenjtë sepse rrezikon jetë njerëzish!”, – shkruan ai.

Paraardhëse

Zgjedhjet po afrojnë! Juristi i njohur zbulon çfarë po përgatit Rama

Pasardhëse

Kush është gjigandi përkrah Rudina Dembacajt? Aktorja befason me postimin e fundit

Pasardhëse

Kush është gjigandi përkrah Rudina Dembacajt? Aktorja befason me postimin e fundit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.