• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po na lënë pa shtëpi”, Bashkia Durrës i përgjigjet Ferdinand Xhaferrajt: Kemi ndërmarrë të gjitha hapat për rikonstruksionin e objektit

31 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkia Durrës i është përgjigjur kreut të PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferraj, pasi ky i fundit tha se institucionet lokale kanë lënë në mëshirë të fatit banorët e një pallati, të dëmtuar nga tërmeti.

Në përgjigjen e saj, Bashkia Durrës shprehet se janë ndërmarrë të gjitha hapat për rikonstruksionin e pallatit, ndërsa shton se janë ndjekur në mënyrë rigoroze të gjitha hapat ligjore të nevojshme.

Reagimi i Bashkisë së Durrësit ndaj kreut të PD-së Ferdinand Xhaferraj, për rikonstruksionin e pallatit të dëmtuar nga tërmeti:

Kreu i PD Durres Ferdinand Xhaferraj ne daljen e sotme publike ka vijuar te hedhe shpifje dhe balte ashtu sic ben gjithmone. Por personazhi Xhaferraj kete here ka shkuar edhe me tej ne shoën e tij politik, ai ka bere politike me fatkeqesine e termetit.

Natyrisht te gjithe e dine qe Xhaferraj i cili eshte bere per tju qare halli atij vete nuk mund ti qaje hallin banoreve por per fat te keq ai ka shfrytezuar shqetesimin e banoreve per te bere politike duke shpifur si zakonisht. Bashkia e Durresit kerkon te sqaroje opinionin publik e vecanerisht banoret e pallatit te demtuar ku ka qene Xhaferraj se jane ndermarre te gjitha procedurat ligjore te nevojshme qe i hapin rruge rikonstruksionit te atij objekti.

Pallati me tre seksione ku Xhaferraj “i qante hallin” banoreve ka nje akt konstatimi te kryer nga eksperte ne fillim te vitit 2020 dhe ku percaktohet me DS3 shkalla e demtimit te ketij objekti. Me pas bashkia e Durresit ka kerkuar ekspertize te thelluar nga Instituti i Ndertimit ne Tirane i cili ka percaktuar qe ky pallat duhet te riforcohet. Ne zbatim te rekomandimeve te ketij Instituti bashkia e Durresit e ka futur objektin ne listen e 103 pallateve DS4 qe do tu kryhet projekti i perforcimit. Eshte shpallur firma fituese qe do te kryeje projektin e riforcimit te struktures se ketij pallati si dhe projektin e rikonstruksionit te muratures se tij.

Menjehere pas hartimit projekti do te paraqitet ne Institutin e Ndertimit per tu miratuar e me pas do te filloje puna per rikonstruksionin total te ketij pallati qe do te kryhet nga shteti. Te gjitha procedurat jane transparente dhe u jane komunikuar drejperdrejt banoreve nga vete kryebashkiakja e Durresit Emiriana Sako qe e ka vizituar objektin ne fjale pikerisht per te sqaruar banoret dhe per ti garantuar ata se pallati i tyre do te riforcohet dhe riparohet teresisht. Banoret e ketij objekti kane marre grantin e rikonstruksionit si dhe trajtohen me bonus qeraje te cilin do te vazhdojne ta marrin derisa te hyjne ne apartamentet e tyre te rikonstruktuara.

Natyrisht procedurat per te riparuar pallatet qe kerkojne perforcim si rasti konkret kerkojne kohe pasi nevojiten projekte te detajuara riforcimi per te garantuar sigurine e shtepise se ketyre banoreve. Xhaferraj manipulon situaten per te baltosur e shpifur duke shfrytezuar padurimin e banoreve qe kerkojne te hyjne sa me shpejt ne shtepite e tyre.

Bashkia e Durresit siguron banoret e ketij pallati dhe te gjithe qytetaret e Durresit se ata nuk jane dhe nuk do te jene kurre vetem dhe se bashkia e Durresit ka punuar dhe vijon te punoje me intensitet me ndihmen maksimale te qeverise shqiptare qe procesi i rindertimit te ece me ritme te larta ne menyre qe banoret te rikthehen sa me shpejt ne shtepite e tyre qe padyshim do te jene me te bukura dhe me te sigurta se me pare. Sa per Xhaferraj pervec keqardhjes per situaten ku eshte katandisur ai dhe opozita ne Durres qe ai drejton nuk mund te thuhet gje tjeter. Tashme te gjithe qytetaret e Durresit e kane te qarte se Xhaferraj e PD merren me llafe, shpifje e balte, ndersa bashkia e Durresit vazhdon punen ne sherbim te qytetit e qytetareve.

Paraardhëse

Donald Trump bën lëvizjen që nuk pritej, vazhdon ‘betejën’ politike

Pasardhëse

Integrimi i Shqipërisë në BE, një rrugëtim i vështirë

Pasardhëse

Integrimi i Shqipërisë në BE, një rrugëtim i vështirë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.