Ministri Damian Gjiknuri teksa foli sot për protestën e dhunshme të 31 Marsit në Rrugën e Kombit, tha edhe se taksa e kalimit ishte miratuar që në vitin 2016-të dhe ka për qëllim mirëmbajtjen e rrugës.
ë këtë drejtim ministri bëri një hap pas, kur tha se vendosja e taksës duhet të ishte shoqëruar me një fushatë informimi.
“Ky koncesion është dhënë që në 2016. Gjithçka ishte e ditur. Në muajin e fundit mund të ishte bërë një ri informim, por ky nuk është se do të ndryshonte taksën”.
Ai tregoi rastin e autostradës Tiranë-Durrës si shembullin e një aseti të pa mirëmbajtur.
“Kemi marrë masat për riveshjen e asfaltit, por që të kthehet në standard duhet 20 apo 30 milion euro. Ky është shembulli se si degradon një aset që nuk mirëmbahet”,- tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post