• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po mbyllet shkolla në mes të vitit arsimor”, PD: 1200 nxënës të painformuar në Sarandë

2 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike, akuzoi sot Ministrinë e Arsimit se nuk ka asnjë plan për menaxhimin e institucioneve arsimore në vend, teksa do të mbyllë për rikonstruksion një shkollë në Sarandë në mes të vitit arsimor.

Deputetja Ina Zhupa, tha se 1200 nxënës të shkollës “Adem Sheme”, nuk kanë asnjë informacion se si do të vijojë mësimi në këtë shkollë.

Deklarata:

“Ndodhem në qytetin e Sarandës bashkë me kryetaren e degës së Partisë Demokratike për qytetin. Jemi këtu për të denoncuar gjendjen e shkollave në qytetin e Sarandës.

Mbrapa nesh ndodhet shkolla “Adem Sheme”, e cila bashkë me shkollën “9 Tetori” janë dy shkollat e vetme që ofrojnë shërbime për nxënësit e Sarandës. Aktualisht të dyja janë të mbingarkuara me nxënës. Mbahen rreth 1200 nxënës dhe zhvillojnë mësimin me turne.

Nëse situata do të ishte marrë parasysh dhe do të ishte zgjidhur duke hapur dhe duke vënë në funksion ecokampusin ne nuk do të ishim të detyruar sot që të denonconim rastin e radhës kur institucionet shtetërore neglizhojnë dhe nuk marrin parasysh interesat e nxënësve dhe mësuesve, siç është rasti konkret.

Shkolla mbrapa nesh, “Adem Sheme” ka pasur nevojë për rikonstruksion. Dhe ky rikonstruksion nuk është bërë gjatë periudhës së verës kur mësuesit dhe nxënësit janë pushim, por zgjidhet që tani, në mes të procesit mësimor, të kërkohet të bëhet rikonstruksioni. Dhe këta 1200 nxënës plus stafi akademik të sistemohen diku tjetër. Por ku?

Këtë nuk di ta thotë asnjë institucion shtetëror, as bashkia, as ministria. Sepse punojnë pa plan, punojnë duke u nisur nga interesat e momentit. Dëgjohet në qytet që këta nxënës mund të çohen në shkollën e mesme ekonomike, duke u bashkuar me gjimnazistë me të cilët ata nuk mund të qëndrojnë për shkak se janë nxënës të shkollës fillore.

Arsimi është harruar kudo. Është harruar edhe këtu në Sarandë. Gjendja se si shkollohen nxënësit e Sarandës është e mjerueshme dhe e lënë në harresë.

Në fakt në të gjithë Shqipërinë, siç e kemi denoncuar këto ditë me fakte dhe prova, kudo gjendja është e mjerueshme dhe është një nga arsyet e shumta pse të rinjtë emigrojnë dhe pse familjet shqiptare,për arsimin e fëmijëve të tyre, zgjedhin që të ikin nga Shqipëria.

Sepse arsimi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, shprehet ajo.

Paraardhëse

Dasma nisi me këngën e Vaçe Zelës, babai i Arbër Hajdarit uron çiftin: Qofshi një urë lidhëse Shqipëri-Dardani

Pasardhëse

Ish-presidenti Meta: Shqipëria e fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj

Pasardhëse

Ish-presidenti Meta: Shqipëria e fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.