• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po diskuton Basha me ju si Kryesi listën e kandidatëve?”, Grida Duma nxjerr prapaskenat, tregon se çfarë po ndodh brenda PD-së

16 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
456
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma është pyetur se kur do të jetë gati ekipi garues i PD për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se procesi nuk do të vonojë shumë.

“Është me rëndësi të them një gjë, meqë na drejtohen, si drejtuesit politikë, kjo nuk ka të bëjë nëse jemi më të mirët apo jo, personalisht nga pozicioni im, është tjeshtësisht një përgjegjësi që na është dhënë, për elementë të një pazëlli të përgjithshëm gjeografik, mediatik, publik, etj, por besoj që lista e plotë e PD do t’i mbajë të gjithë ekuivalentët shumë të mirë. Mendoj që do ketë në listë individë që shkëlqejnë dhe ka dhënë kontribute shumë të gjata dhe në publik dhe në parti. Kjo listë nuk është lista vazhduese, por është lista e plotë shumë e mirë”, tha ajo për Top Talk.

Pjesë nga intervista:

Denis Dyrnjaja: Po diskuton Basha me ju si Kryesi apo e ka ekskluzivitet të tij listën e kandidatëve, siç ka ndodhur dhe më parë?

Grida Duma: Basha ka thënë qartësisht se vendimi për listën do të kalojë dhe do të miratohet në forumet dhe kryesinë e partisë. Ajo që unë ju them sot është gjithësesi një intuitë e kuptimit të qenit anëtarë e kryesisë së Partisë, e të diturit se kush janë kuajt e fitores në kontribute dhe në kapacitete.

Denis Dyrnjaja: Bëtë një cilësim, kuaj fitore, çfarë keni parasysh me këtë tipologji politikani dhe kujt i referoheni?

Grida Duma: Karakteristikat i individit politik që do jetë pjesë e listës do pëbëjnë njerzit që dihen që kanë qenë qëndrestarë, që kanë dhënë kontribute në 8 vite dhe më shumë, dihet që nuk janë trembur, sepse ka qenë një opozitë 8 vjeçare suis generis, sepse e dimë se çfarë do të thotë të bësh opozitë në një situatë në të cilën nuk do të kemi vetëm trimërinë e dukshme, do të kemi dhe qëndrueshmërinë, dhe besnikërinë gjatë këtyre 8 viteve që i ka dhënë PD-së dhe koalicionit opozitar një forcë e cila është e domosdoshme dhe besoj që këta duhet të jenë të parët që duhet të vlerësohen, që kanë bërë beteja në front të parë e të dukshëm.

Denis Dyrnjaja: Por a personifikon qëndrestari fituesin, pra kur ju përdoret termin një kalë fitoreje?

Grida Duma: Unë mendoj që në opozitë temperohet mirë politikani i karrierës, besoj që politikan të bën opozita jo pushteti. Kemi parë që ata njerëz që janë të atashuar në pushtet, nuk janë të njëjtët me ata që kanë bërë opozitë, pra nuk kanë as maturinë, as forcën. Në opozitë arrin të dallosh njerëzit që dinë të mbajnë pesha kërcënimi, se kjo nuk pritet të jetë një betejë e lehtë.

Kjo do të jetë një betejë e të gjitha mjeteve përkundrejt të gjithë arsyeve.

Sot pushteti i mjeteve qëndron nga mazhoranca dhe pushteti i të gjitha arsyeve, qëllimeve, frymëzimit është nga opozita.

Paraardhëse

“Si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”, Sindi reagon për herë të parë pas ngjarjes së djeshme

Pasardhëse

“Do shkojmë në një nivel tjetër”, Rama paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Pasardhëse

"Do shkojmë në një nivel tjetër", Rama paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.