• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Po bëhemi më keq se ata të Enverit

8 May, 2016
në Opinion
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Majlinda Bregu

Në bashkëpunim me partnerë shumë të rëndësishëm si EUD, OSFA, Kolegji i Europës në Bruge, do të bëjmë realitet Shkollën Verore Rajonale për çështjet e integrimit europian, e cila do të zhvillohet në shtator dhe do të jetë e hapur për të gjithë aktorët e shoqërisë, kontribues në procesin e integrimit europian të vendit si organizatat e shoqërisë civile, politikanët e rinj, përfaqësues të vetëqeverisjes vendore, biznesit, medias etj.

Sot në 1 vjetorin e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Një vit më parë, po gjatë javës së Europës u krijua Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian.

Ky Këshill u iniciua si një rekomandim i Dialogut të Nivelit të Lartë për ngritjen e një strukture gjithëpërfshirëse për integrimin europian, e cila do të garantonte zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv e të qëndrueshëm e mbi të gjitha do të garantonte gjithpërfshirjen në realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit, si dhe do të kanalizonte në proces, të gjithë ekspertizën e shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, medias dhe botës akademike.

Nuk jam e sigurt se sa kemi arritur të nxisim më shumë debat për integrimin europian të Shqipërisë këtë vit, apo se sa qeveria është nxitur të marrë parasysh më shumë ato që kemi diskutuar në këtë Këshill. E sigurt është që ky vit ka qenë plot me ngjarje europiane në të mirë e në të keq, nga aktet terroriste në Francë, Bruksel, kriza e azilkërkuesve, dalja apo jo nga BE e Britanisë së Madhe, kriza politike në vendet fqinje me ne e deri tek lajmet pozitive të liberalizimit të vizave me Kosovën pa harruar futbollin.

Ndaj mos prisni që “t’ju hap kokën sot”, duke numëruar sa mbledhje të suksesshme kemi zhvilluar apo cili është inventari i komunikimeve zyrtare shkresore mes këtij Këshilli e Qeverisë, apo sa miq, kolegë e zyrtarë të BE-se kanë adresuar mesazhet e tyre gjatë këtij viti, apo sa herë kemi diskutuar pa u kuptuar me njëri-tjetrin, apo kush është ndjerë keq nga informacioni i çalë që ka përcjellë në këtë Këshill.

Nuk kam numëruar as sa herë ambasadorja e BE në Tiranë, zonja Vlahutin, ka qenë e pranishme në këtë forum, por më lejoni ta falenderoj për mbështetjen, mirëkuptimin dhe durimin e saj gjatë këtij viti. E di që Romana vetë do të kishte dashur të ishte e padukshme për ca kohë dhe të bënte atë punë që bëjnë gjithë ambasadorët, por këtë besoj e do pas miratimit të reformës në drejtësi.

Deri atëherë nuk do të gjejë qetësi, siç të qetë nuk mund të jemi asnjë nga ne, përsakohë na duhen ambasadorët dhe miqtë nga jashtë që të na kujtojnë çdo ditë se kur ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, atëherë nuk ka shtet ligjor; kur lufta kundër varfërisë, pabarazisë, korrupsionit, situatës së dobët ekonomike dhe sociale, papunësisë, emigrimit, krimit të organizuar, shitblerjes së votës, abuzimit me pronën, nuk mjafton, atëherë standartet europiane nuk quhen të arrira.

Për sa kohë na duhen ndërkombëtarët me rezoluta, raporte, keshilla, gjuhë diplomatike ose jo për të na kujtuar përgjegjësinë tonë, për të na dhënë mend dhe për të qenë shkes të politikës shqiptare, ne përsëri të trallisur politikisht do të ngjasojmë para të gjithëve.

Dy fjalë për kryetitullin e reformave tona integruese. Atë të drejtësisë.

Unë nuk kam menduar asnjëherë se reforma në drejtësi do të ishte e lehtë. Përkundrazi, e kam menduar si një gur të rëndë, të cilin duhet ta ngrejmë për të na hapur rrugën e të vazhdojmë të ecim. Jo për faj të brezit tim, shumë kohë ka rrjedhur gabim e trishtueshëm për shqiptarët në rrugën e tyre drejt pikëmbërritjes së pashmagshme në Europë. Por sjellja jonë si figurantë politikë të paaftë e pa vullnet për ta lëvizur këtë gur, rrezikon të na bëjë me më shumë faj se ata që e bllokuan Shqipërinë për një gjysëm shekulli, sepse do të thotë që ne përfundimisht jemi përshtatur me të keqen dhe na pëlqën vetëndëshkimi.

Dy shifra të dy sondazheve përputhen si rrallëherë në Shqipëri. Mbështetja pro europiane dhe ajo për reformën në drejtësi, e cila duhet të jetë e drejte dhe e vërtetë, jo pazar për të kaluar radhën. Kush nuk e kupton këtë, Konica do të thoshte: “e ka ngase e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës”.

Për të mos shkarë rrugës së demokracive tona naive dhe pak përmbajtësore, siç jo rrallë me ne ndodh, garancia më e fortë për ne kalon vetëm përmes Europës

Modestisht, me këtë parim KKIE do të ndërmarrë një sërë aktivitetesh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, me qëllim rritjen e informimit të grupeve të interesit mbi procesin e integrimit dhe nxitjen e përfshirjes aktive të tyre në këtë proces.

Që në takimin e parë të KKIE kam theksuar si qëllim madhor forcimin e mëtejshëm të rolit të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të interesuar në çështjet e integrimit europian, duke siguruar vazhdimësinë e angazhimit të tyre në këtë proces.

Sot, kam kënaqësinë të ndaj me ju, që në bashkëpunim me partnerë shumë të rëndësishëm si EUD, OSFA, Kolegji i Europës në Bruge, do të bëjmë realitet Shkollën Verore Rajonale për çështjet e integrimit europian, e cila do të zhvillohet në shtator dhe do të jetë e hapur për të gjithë aktorët e shoqërisë, kontribues në procesin e integrimit europian të vendit si organizatat e shoqërisë civile, politikanët e rinj, përfaqësues të vetëqeverisjes vendore, biznesit, medias etj.

Aktualisht, nuk ka asnjë institucion që të ofrojë trajnim të specializuar, të fokusuar në çështjet e integrimit europian dhe që të jetë i hapur për të gjithë aktorët që kontribuojnë në këtë proces. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka një politikë të vazhdueshme të formimit gjithëpërfshirës për çështjet e integrimit europian.

Zhvillimi i shkollës verore do të sjellë një qasje të re të unifikuar për trajnimet gjithëpërfshirëse për procesin e integrimit europian.

Kam qenë gjithmonë e mendimit që sa më parë duhet të identifikojmë e të përgatisim një grup të arrirë për negociatat, dhe se kurdo të ndodhë, nuk është kohë e humbur. Besoj që koha e duhur është tani, dhe kjo shkollë do të lehtësojë këto përpjekje duke forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve e duke ofruar të parën mundësi reale të aftësimit të atyre që do të punojnë në këtë proces.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e hënë 9 maj 2016

Pasardhëse

Rrini të qetë. Nuk ka amnisti për Berishën dhe familjen e tij

Pasardhëse

Rrini të qetë. Nuk ka amnisti për Berishën dhe familjen e tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.