• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plas skandali, spitalet dhe laboratorët privatë rrjepin qytetarët, ofrojnë analiza për COVID-19 në shkelje flagrante

30 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka rritur interesimin e qytetarëve shqiptarë për të kryer testin. Duke përfituar nga ky rast, spitalet private, por edhe disa laboratorë në vend po “rrjepin” qytetarët shqiptarë, duke ofruar në mënyrë të paligjshme analizën e koronavirusit.

Ligjërisht, kjo lloj analize mund të kryhet vetëm nga strukturat shëndetësore shtetërore, më konkretisht nga Instituti i Shëndetit Publik. Asnjë laborator tjetër në Shqipëri, apo spital privat nuk e ka licencën dhe mundësinë për te zbuluar te infektuarit nga koronavirusi. Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini u shpreh mëngjesin e sotëm se të gjitha mostrat që merren nga personat që kanë shfaqur probleme shëndetësore transportohen drejt ISHP, i cili sipas saj është i vetëm laborator në vend që është licencuar nga OBSH për kryerjen e analizës së COVID-19.

Në një intervistë në “Vizion Plus” Tomini shtoi më tej se të gjithë spitalet dhe laboratorët provat po përfitojnë para në mënyrë abuzive përmes një analize gjaku nëpërmjet antikorpeve duke pretenduar se ajo vërteton nëse personi është i prekur nga Covid 19 apo jo, duke theksuar se ky lloj testi është i paligjshëm dhe i palicencuar nga OBSH.

“Çdo mostër për çdo rast të dyshuar transportohet në ISHP dhe është laboratori i vetëm në nivel kombëtar për diagnozën e CODIV-19, laborator i certifikuar nga OBSH. Sigurisht që është një test tjetër që është testi i shpejtë, për pak minuta, test i cili mat nga ana sterologjike nivelin e antikoperve. OBSH-ja licensinimin për test për COVID-19 e ka në kuadrin e PCR me tampon nazo-faringial. Testet e tjera të pa certifikuara nga OBSH”, tha Tomini.

Qytetarët të përfshirë nga paniku për të parë nëse janë të prekur apo jo nga koronavirusi i janë drejtuar spitaleve private duke paguar shuma të mëdha. Por shefja e epidemiologjisë theksoi se ISHP është i vetmi laborator që ka tagrin e tillë për analizën e COVID-19 dhe se qytetarët nuk duhet të bien pre e mashtrimeve.

“Asnjë laborator privat nuk e ka mundësinë për të konfirmuar një rast të dyshuar si rast i konfirmuar në laborator në ISHP. ISHP-ja ka eksluzivitetin për të dhënë diagnozën e një analize të tillë”, u shpreh shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini.

Paraardhëse

Mjekja shqiptare që shkoi në Itali: Jam caktuar në zonën më të prekur, mezi po pres që të filloj

Pasardhëse

Paralajmëron Manastirliu: Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për situatën me virus

Pasardhëse

Paralajmëron Manastirliu: Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për situatën me virus

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.