• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plas keq brenda PS-së: Deputeti drejt largimit nga politika? “Duhet të kërkoj punë tjetër”

30 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
424
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Socialist Erion Braçe ka akuzuar kreun e grupit të PS, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin. Ai shprehet se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët.

Në fund ai ngre një pyetje se çfarë duhet të bëjë një deputet për të mbrojtur punëtorët e sektorit të bujqësisë. Ai shton se duhet thjesht të kërkojë një punë tjetër.

Deklarata e plotë e Erion Braçes

“Mirë që jeni me tregtarët po me bujqit çfarë keni?! Prej qershorit të këtij viti kam paraqitur në Kuvend një amendim në ligj i cili vendos rregull në treg; garanton bujqit për paratë e mallit të tyre. Janë miliona euro që grumbulluesit prej 6-9-12 muajs e më shumë nuk ua paguajnë bujqve; kanë blerë produkte te bujqit dhe prej kaq kohësh nuk u japin paratë! Mendoni një bujk që ka punuar nga 4-5 muaj në ciklin më të shkurtër, deri në 9-12 muaj në ciklin më të gjatë, për pasur prodhimin prej tij të ardhurat, e kanë shitur produktin dhe, kanë më shumë se një vit që nuk marrin paratë! Kam propozuar një afat 50 ditor për të paguar paratë te bujku.

Në ligj sot ne kemi veç një afat për të mbrojtur tregtarët, marrëdhëniet mes tyre, asgjë për bujkun në raport me tregarin. Prej qershorit, propozimi ligjor që kam bërë është bllokuar; 5 javë më parë propozimi ishte në kalendar për t’u diskutuar në komisionet e seancës plenare; Por përsëri u bllokua në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure parlamentare, nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste! Përse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!

Pra, pa asnjë efekt mbi buxhetin e shtetit, të propozosh që bujqit të marrin paratë e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 ditëve, qenka kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste?! Ky qoftë! Të enjten, urdhëroi votim kundër një ndihme të vogël e konkrete për blegtorët, punën e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; një urdhër që reflekton padije-padituri, ligësi, smirë, qe gëlojnë mes atyre që urdhrin e kanë instrument fuqie, pushteti. Ka bllokuar prej muajsh një rregullim që ndihmon e garanton bujqit të marrin paratë e punës dhe mundit të tyre; tërësisht në mënyrë të paligjshme.

Në këtë pikë një pyetje kam: Çfarë duhet të bëjë një deputet për të bërë punën e tij, të mbrojë punëtorët e sektorit më të gjerë të ekonomisë kombëtare, bujqësisë?

Ua them vetë: Duhet të kërkojë punë tjetër! Ajër!” tha ai.

Paraardhëse

Dikur mike të ngushta, Evi Kokalari tregon si i prishi marrëdhëniet me Yuri Kim: Personalisht nuk do i harroja

Pasardhëse

“PD s’duhet të jetë keq për 100 mijë vota”, Kokalari kundër Metës dhe koalicionit PD-PL: Kam kuptuar shumë gjëra

Pasardhëse

“PD s’duhet të jetë keq për 100 mijë vota”, Kokalari kundër Metës dhe koalicionit PD-PL: Kam kuptuar shumë gjëra

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.