• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plas debati në Kryesinë e PD, Spaho dhe Paloka përplasen me Gazment Bardhin për analizën e zgjedhjeve, e akuzojnë për manipulim me të dhënat

16 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike është përfshirë dje nga debate dhe përplasje të forta mes anëtarëve të Kryesisë së PD. Kjo e fundit u mblodh dje për të diskutuar e miratuar ndryshimet në statut, analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe axhendën e Kuvendit Kombëtar. Fillimisht ra në sy fakti se për analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit, demokratët kanë dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre, kanë ndikuar në humbjen e kësaj garë elektorale.

Në dokumentin e siguruar nga gazeta thuhet se për humbjen e zgjedhjeve, fajin demokratët ia vënë PS, ku në letër kanë hedhur të gjitha akuzat e artikuluara edhe publikisht, se qeveria bleu votat në bashkëpunim me krimin, e për këtë ka pasur edhe mbështetjen e Policisë së Shtetit sipas tyre. Madje nga sa mësohet nga burime brenda PD-së, kjo analizë përfundimtare e hartuar nga Sekretariati Organizativ, mbi bazën e çdo analize në 12 qarqe të vendit nuk përfshin shkaqet e brendshme mbi motivet e humbjes së zgjedhjeve, të renditura nga drejtuesit politikë në analizat e tyre.

Ky dokument i është dorëzuar Kryesisë së partisë. “Për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve Qeveria u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit; Partia Socialiste vendosi disa përfaqësues të krimit të organizuar në listat e saj për deputetë”, thuhet në dokument.

Spaho dhe Paloka përplasen me Bardhin për analizën

Por mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes drejtuesve politikë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Burime brenda mbledhjes se Kryesisë bënë me dije për gazetën se është debatuar për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas drejtuesve politikë, dokumenti i paraqitur nuk pasqyron realitetin dhe kanë qenë dy nënkryetarët e PD, por dhe Oerd Bylykbashi ata që kanë kundërshtuar fort Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Kështu, zoti Edmond Spaho është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun që ai përfaqësonte. Sipas tij, ai e arriti objektivin, duke marrë 5 mandate.

“Aty në raport z. Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate”, – deklaroi Spaho. Ndërsa Edi Paloka u shpreh se ai dokument duhet ndryshuar.

“Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politikë kanë shkruar në raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar”, – deklaroi Paloka. Ndërkohë nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai. “Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza”, – deklaroi Bardhi.

Paraardhëse

Rama shpërthen ndaj bluzave të bardha: Kërkesa e mjekut që kërkonte legalizimin e ryshfetit shokuese dhe paturpësi, të vendosur për të luftuar korrupsionin

Pasardhëse

Basha i jep goditje të fortë klanit “Berisha” në PD, ndryshimet në statut heqin kufizimet për kryetarin dhe hapin terrenin për spastrimin nga ithtarët berishistë

Pasardhëse

Basha i jep goditje të fortë klanit “Berisha” në PD, ndryshimet në statut heqin kufizimet për kryetarin dhe hapin terrenin për spastrimin nga ithtarët berishistë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.