• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plagosja e tre të rinjve në Elbasan, për paratë e fituara në Angli

8 April, 2017
në Aktualitet
0
Masakra në Elbasan
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sherri me armë mes dy grupe të rinjsh nisur për motive banale për pak përfundoi në tragjedi. Ngjarja ndodhi në një restorant, në periferi të qytetit të Elbasanit, në përfundim të superstradës për në Metalurgji.

Mësohet se dy kushërinjtë, K. Gjini dhe A. Gjini, kanë qenë bashkë me një mikun e tyre duke drekuar. Në të njëjtin lokal drekonin edhe një grup tjetër personash, mes tyre edhe H. Çopja.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar në polici se mes dy grupeve ka nisur një debat verbal me fjalë në distancë nga tavolina në tavolinë.

Më pas, dy kushërinjtë, të cilët prej vitesh janë rezidentë në Angli, kanë dalë jashtë dhe të dyja grupet kanë nisur të konfliktohen me njëri-­tjetrin me grushte, si edhe me mjete të forta.

Nga hetimet e Policisë mësohet se shkak për nisjen e konfliktit kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë Gjini, të cilët rreth një muaj më parë janë kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Këta të fundit, sipas dëshmive, janë sjellë me superioritet karshi grupit tjetër, duke ngritur zërin dhe ekspozuar paratë e vëna në emigracion e makinat, shkruan “Panorama”.

Kjo ka “xhelozuar” grupin e ulur në tavolinën pranë tyre, ku fillimisht ka nisur debati në formën “pse më sheh” e më pas gjithçka përfundoi me grushte e armë.

Pasi kanë dalë jashtë restorantit, grupi i H. Çopjes kanë nxjerrë të parët armët dhe më pas edhe grupi i A. Gjinit, ku kanë nisur të qëllojnë në drejtim të njëri-­tjetrit.

Konkretisht janë plagosur me armë zjarri shtetasi K. Gjini, si dhe H. Çopja.

I plagosur me mjete të forta ka mbetur edhe A. Gjini. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia, e ndodhur në vendin e ngjarjes, brenda pak minutave ngriti pikat e kontrollit dhe më pas ka konstatuar se në konflikt ishin përfshirë 4­5 persona.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar më shumë se 20 gëzhoja arme të tipit pistoletë.

Mësohet se Çopja ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa K. Gjini, sipas mjekëve, ka një plumb shumë pranë kokës, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraardhëse

Manjani “zbulon” kush e shkatërroi Kushtetutën e Shqipërisë

Pasardhëse

Basha del nga kontrolli: Ndërkombëtarët janë fundërrina që paguhen nga Rama. Sulmet e Trump në Siri, shpresë për PD-në

Pasardhëse

Basha del nga kontrolli: Ndërkombëtarët janë fundërrina që paguhen nga Rama. Sulmet e Trump në Siri, shpresë për PD-në

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.