• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pista e re / Vrasja e Kasmit u urdhërua nga trafikanti shqiptar në burgun grek

6 February, 2018
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi në Tiranë ka dyshime të forta se është urdhëruar të kryhet nga një bos shqiptar,që rezulton të jetë i izoluar në një burg të Greqisë. Ky person, është arrestuar nga policia helene për trafik kokaine dhe fill pas arrestimit të tij, në Greqi janë arrestuar dhe 30 persona të tjerë të kombësisë shqiptaro-greke.

“Shqiptarja.com” mëson se në linjën e këtij grupi ka qenë dhe viktima Devi Kasmi, i cili ishte pjesë e grupit për të trafikuar dhe shitur kokainë në Tiranë dhe vende të ndryshme të Europës. Burime nga policia thonë se pjesë e këtij grupi mendohet se ka qënë dhe shtetasi grek Efthymiou Efthymious. Nga verifikimet e kryera rezulton se në vitin 2012 është burgosur në Gjermani për trafik droge, në 2016 është liruar dhe kthyer në Greqi. Por pikërisht në po këtë vit është arrestuar nga policia e Artës, për trafik droge.

Efthymiou Efthymious arrestuar me një grup të madh prej 30 veta shqiptaro-grekë për trafik kokainë. Pasi ka qëndruar në qeli për gati 10 muaj, Efthymiou Efthymious dënohet me 4 vjet burgim ku një pjesë të këtij dënimi e realizoi në qeli, ndërsa pjesën tjetër e shlyeu me shërbim prove. Greku u shpall i pafajshëm për akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të kokainës, por u dënua vetëm si përdorues droge dhe shpërdarës i saj.

Greku garanci pasurore 10 mijë euro
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarve për vrasjen e 42-vjeçarit, Devi Kasmi, të hënën e kaluar pranë banesës së tij në rrugën “Petro Cani” në kryeqytet. Mes të arrestuarve që ka dalë para gjykatës është edhe shtetasi grek i dyshuar si vrasës me pagesë, Efthymiou Efthymious, 41-vjeç.

Sipas prokurorisë, ish-agjenti special grek dyshohet si autor i ekzekutimit të Kasmit mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, si organizatorë të krimit. Prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për katër të arrestuarit si pjesë të grupit kriminal në ekzekutimin e Devi Kasmit, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata. Katër të arrestuarit kanë mohuar akuzat dhe kërkuar lirinë nga trupi gjykues, por kjo nuk e ka bindur gjykatën.

Përmes avokatit mbrojtës Sajmir Visha, ish-speciali grek ka ofruar një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh për të fituar lirinë, por kjo u rrëzua nga Gjykata. Avokati Visha ka pretenduar se klienti i tij ndodhet në Shqipëri si turist dhe ka hyrë në mënyrë të rregullt në vendin tonë. “Nuk dëgjova asnjë akuzë ndaj klientit tim. Ai ka qenë një efektiv i forcave speciale që për 13 vjet ka mbrojtur prokurorë, gjyqtarë dhe qytetarët dhe nuk mund të vijë në Shqipëri për të vrarë”-tha avokati Visha.

Dëshmia e Meshinit
Ishte dëshmia e Mario Meshinit, i arrestuar një ditë pas ngjarjes, ajo që hodhi dritë mbi identiktin e autorit të krimit që tronditi kryeqytetin javën e kaluar. Në celularin e viktimës u gjetën SMS-të me Meshinin ku ky i fundit i kërkonte të takoheshin për të sqaruar diçka. Pikërisht në momentin kur Kasmi zbret poshtë pallatit, ai qëllohet për vdekje nga një person me motor.

Krahas ish-agjentit special grek i dyshuar si autori që ekzekutoi me 9 plumba Devi Kasmin, policia arrestoi në një aksion të premten edhe Elton Halipajn, Malvin Dinellarin dhe Elton Hoxhallarin si organizatorë të krimit, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal. Blutë bastisën edhe banesën ku strehoheshin anëtarët e grupit kriminal, një vilë në fshatin Mëzez,ku u gjet një arsenal i tërë armësh.

Paraardhëse

“Fiks Fare’ denoncon sekserin e ministrisë: “Me 600 euro merr anglishten!”

Pasardhëse

Ku shkuan “400 oficerët rusë” të Ngjelës?!

Pasardhëse

Ku shkuan “400 oficerët rusë” të Ngjelës?!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.