• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Piro Milkani shkrim për Fevziun, i kujton disa histori me të atin

29 March, 2017
në Opinion
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk e di a të ka thënë babai yt i mirë Hektor Bregasi, apo Torka, se si e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë e tij në Korçë në shoqëri me Nesti Gurin, Piro Milkanin e shumë të tjerë? E dinim që ishte i pafat. Që ishte “i deklasuar”, po kurrë nuk u ndamë prej tij. Jeta na ndau. Nesti Guri u bë agronom i shkëlqyer dhe me meritë u bë hero i punës socialiste dhe deputet në Kuvendin Popullor, Piro studioi në një ndër shkollat më të mira të Evropës, ndërsa Torka i mirë vec mësues i mirë fshati.

Se Torka i mençur e dinte se nuk kishim faj ne që nuk shkoi më lart. Kur një mëngjes herët e pashë te Zogu i Zi, ndalova makinën dhe u çmallëm së bashku rrugës për në Dushk të Lushnjës ku jepte mësim, ndërsa unë vazhdova deri në Sarandë për një xhirim filmi.

Në panelin e fundit e kuptova se ti u jepje fjalën më shumë atyre në krahun tënd të majtë me mendime të djathta. Po ti e kishe një argument të fortë dhe nuk e përdore. Ti mund t’u thoshe atyre se atë që ata kërkojnë, ti edhe Sandër Frangaj keni më shumë se dhjetë vjet që e bëni me Televizionin Kombëtar Klan.

Po a ke parë ndonjë nga ne që të ankohet se pse nuk shfaqni një film shqiptar? As keni për ta dëgjuar ndonjëherë. E drejta juaj.

Kur në vitin 2012, në postin e presidentit të Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Aleksandri, i dorëzova producentit turk Ali Arsllan çmimin e madh për filmin më të mirë, u bëmë miq.

Arsllani, me ka premtuar se një ditë do të vijë për vizitë në Shqipëri. E nëse vjen, përveç të tjerash do ta theksoj vetëm kanalin e TV Klan. E ai duke parë vetëm seriale turke kur të iki, me siguri do të më thotë:

– Faleminderit shumë. E ndjeva veten si në Turqi!

Duke besuar se nuk do të më keqkuptosh, se jam shok i Torkës, dëgjoje këshillen time.

Ke përpara edhe shumë vite që të shkruash dhe moderosh. Sa më në qendër të qëndrosh aq më i suksesshëm do të jesh. As majtas, as djathtas Në s’të pëlqen këshilla ime, atëherë ndërroji titullin programit tënd. Nga “OPINION” quaje “OPINIONI IM”.

Dhe e fundit: ta mbyllim me kaq. Mjaft më me këto diskutime për filmat. Koha do t’i seleksionojë vetë pa ndërhyrjen e askujt. E mira do mbetet e keqja do harrohet. Ah, se desh harrova!

Kur u ndërruan regjimet, babai yt, Torka, mori atë që i takonte, një detyrë të rëndësishme.

Por ai kurrë nuk i harroi shokët e tij të vjetër. Sidomos Nesti Gurin, heroin e punës socialiste, të cilin regjimi i ri e la pa punë.

Paraardhëse

Zyrtari i DASH: Shqipëria të mos i shtyjë zgjedhjet

Pasardhëse

Një “brejtës” në “çadrën e lirisë…”

Pasardhëse

Një “brejtës” në “çadrën e lirisë…”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.