• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Pikturat e Edi Hilës çelin sezonin e ri në COD

16 January, 2016
në Kulturë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), pranë Kryeministrisë, çeli mbrëmjen e së premtes sezonin e vitit 2016 me aktivitetin e titulluar “Hapësira ku jetojmë, hapësira që ndajmë dhe hapësira që lëmë pas”.

Sipari i këtij sezoni i ishte besuar piktorit Edi Hila, veprat e të cilit u ekspozuan për artëdashësit dhe të pranishmit në ambientet e Qendrës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik, artistë të mirënjohur dhe figura të spikatura të shoqërisë civile u prezantuan një seri veprash të pa ekspozuara më parë të artistit Edi Hila, nën titullin “Vegime Bulevardi”.

Cikli i ri i pikturave të Hilës ka për temë bulevardin kryesor të Tiranës, me objektet më përfaqësuese në sheshin “Nënë Tereza”, godinën e universitetit, ish shatërvanin, godinën e Kryeministrisë. I frymëzuar nga ky bulevard, përmes pikturës dhe ngjyrave, kryesisht grisë, blusë dhe të dheut, Hila paraqet vizionin e tij të Shqipërisë së kohës së tranzicionit.

“Nga njohja ime e botës së Edit është e pamundur që ajo të përmblidhet në një pasqyrë të vetme. Madje është më shumë si një lojë e shumë pasqyrave, pas të cilave fshihet një njeri timid, por shumë i thellë, që flet përmes këtyre pasqyrave, pa qenë asnjëherë në gjendje të thotë se cila  është pasqyra ku reflektohet realisht ajo çka ai kërkon të thotë. Emocioni që kam është shumë i thjeshtë në arsye dhe nuk ka të bëjë thjesht me lidhjet e mia të kahershme me Edin, por ka të bëjë me faktin që vepra e tij apo një seri e re e veprës së tij prezantohet për herë të parë, këtu në këtë godinë. Kush e njeh historinë e Edit me strukturën e shtetit, e di shumë mirë se çfarë kam unë parasysh me strukturën e shtetit si prezencë në jetën e tij, qysh se në fillim të viteve ’70-të, ai pa dashje u shfaq ashtu siç ishte i gjithi në një pasqyrë ku të tjerët lexuan një shtrembërim serioz të realizmit socialist, gjë që më pas i solli Edit edhe shumë telashe, por që e vendosi dhe në mënyrë definitive, besoj unë, në një raport shumë të komplikuar me godinat e shtetit dhe me dyert e godinave të shtetit. Prezenca e kësaj serie të re brenda kësaj godine, por me një cikël pasqyrash që reflektojnë shpirtin e këtyre godinave dhe që siç e shihni apo do ta shihni, shpirti i reflektuar është ndryshe nga çfarë godinat duan të tregojnë, është vërtet sensacionale,” – e  vlerësoi Kryeministri Rama, ciklin e ri të punimeve të Hilës.

Edi Hila është i njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe atë të huaj. Punët e Hilës janë ekspozuar në disa kryeqytete europiane. Një vit më parë, Edi Hila bashkë me Ardian Pacin, prezantoi Shqipërinë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, me veprën “Monumente të Mundshme Ardhmërisht të Parealizuara”, të cilën më pas e ekspozoi edhe në Londër.

Ekspozita “Vegimet e bulevardit” është fillimi i një diskutimi mbi kulturën e dialogut dhe transformimin e saj që në këtë sezon,, COD do të shpalosë me një seri aktivitetesh si konferenca, seminare, eksperimentime artistike, prezantime botimesh dhe autorësh.

Paraardhëse

15 këshilla si të bëni një mashkull për vete

Pasardhëse

Ka ardhur dita që të veprojmë

Pasardhëse

Ka ardhur dita që të veprojmë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.