• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pikëpyetja e madhe: Pse Basha s’e ka mbrojtur kurrë firmosjen e marrëveshjes detare me Greqinë?

27 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Që kur u firmos e deri më sot, Lulzim Basha kurrë, në asnjë rast, nuk ka dalë që ta mbrojë aktin e nënshkrimit të marrëveshjes së fortdiskutueshme me Greqinë për kufijtë detarë.

E bën këtë Berisha, sigurisht, aspak me gjuhë kompetente, si gjithëherë me gjuhë inatçore, duke pretenduar se pak aktit të PS-së që e çoi në Kushtetuese, e cila nga ana e saj e rrëzoi marrëveshjen, qëndron Erdogani. Sipas tij, është lideri turk ai që e ka shtyrë Ramën që të investohet në prishjen e asaj marrëveshjeje.

Me ardhjen e PS-së në pushtet, Rama u investua për një marrëveshje të re, duke patur përballë një qeveri po ashtu të majtë si ajo e Tciprasit, por procesi ka ngecur me ardhjen e të djathtit Mitcotakis në pushtet.

Dhe ndodh që kohë pas kohe, prej më shumë se 10 vjetësh që kur u firmos në Tiranë ajo marrëveshje, të ringjallet debati mbi të, ai që në perceptimin e përgjithshëm popullor ngjan me një akt tradhëtie, ndryshe, me “shitje deti” ndaj Greqisë.

Dhe puna e do, politika më saktë, që Basha të dalë e ta mbrojë atë që ka nënshkruar, siç Rama mbron fuqishëm atë që ka negociuar deri më tani.

Edhe kreu i mazhorancës pati porcionin e vet të akuzave mbi shpinë, nga ato tipiket me sfond populist, të ushqyera sidomos nga patriotë facebook-u, por nuk përton të mbrohet. Ndërsa Basha nuk e bën këtë, as me kundërshtarin e as me opinionin.

Që kur firmosi me Bakojanisin, nuk ka asnjë qëndrim publik në avokati të marrëveshjes, me gjuhë politike apo juridike. Siç nuk ka njëherësh asnjë pyetje mbi këtë temë delikate që t’i bëhet nga interesi gazetaresk. Por është tjetër temë kjo e “pamëshirësisë” se medias për t’i kërkuar Ramës llogari për gjithçka, pa asnjë selektivitet temash, e përkëdhelisë nga ana tjetër me Bashën apo Berishën, për të mos prekur asnjë temë përvëluese.

E i rikthehemi marrëveshjes detare me Greqinë nënshkruar nën qeverisjen e Berishës, me firmë të Bashës, ahere ministër i Jashtëm, e rrëzuar pak kohë më pas nga Gjykata Kushtetuese. Mbetet një pikëpyetje e madhe politike ajo që Basha ka zgjedhur të heshtë. Lidhet kjo dhe me faktin e një tjetër aspekti të diskutueshëm të formimit të tij politik, ku asnjëherë, edhe pse vjen nga një shkollim juridik, ai nuk performon me gjuhë juridike për çështje të nxehta politike, të cilat njëherësh janë dhe juridike. Pra, në të vetmin rast ku publiku mund të njihte një Bashë të fortë, kompetent, ekspert në lëminë juridike, tej atij të dobëtit dhe infantilit në aftësinë politike, nuk e ka këtë mundësi. Dhe ndodh më pas që Rama ta gjejë juristin më të aftë të Shqipërisë vërtet te PD-ja, por ai të mos jetë Basha. Eshtë Ilir Rusmajli.

E njëjta gjë dhe me konçensionet apo ndryshe PPP-të. Opozita i ka shndërruar ato në kauzë politike në aspekt të denoncimit, por mazhoranca i mbron ato, duke pretenduar se kanë patur efektivitet. E kundërta nuk ndodh. Si dje në opozitë, mazhoranca dhe sot vijon të denoncojë koncensionet e PD-së dje në qeverisje, por në asnjë rast të vetëm, Basha e të tijtë nuk dalin t’i avokojnë ato; të thonë, me gjuhë shifrore se sa efektive kanë qenë.

Edhe kjo është një tjetër diferencë që vijon të mbajë opozitën e sotme politikisht në pozita inferiore karshi mazhorancës.

Paraardhëse

Kufiri detar me Greqinë, ish-prokurori Hajdari del bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Shpresoj të mos ndodhë kjo gjë

Pasardhëse

Rama: E vërteta e “shitjes së detit te grekët”, kur injoranca s’është argument?

Pasardhëse

Rama: E vërteta e “shitjes së detit te grekët”, kur injoranca s’është argument?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.