• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Petro Koçi ‘zbërthen’ deklaratën e Yuri Kim, flet për rrezikun që na kanoset në fushatën elektorale

29 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
138
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I vendosur i dyti në Fier në listën e kandidatëve për deputetë, Petro Koçi, ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u bëri thirrje qytetarëve që mos ta shesin votën e tyre.

Koçi pranoi se ka të fortë që ndikojnë në politikë. Madje sipas tij, edhe në Fier ka elementë të tillë që janë një potencial i rrezikshëm për fushatën elektorale e më pas për financat publike.

“Nuk mund të mjaftohet interpretimi i politikës amerikane vetëm duke ju drejtuar institucioneve, por duhet ti drejtohet edhe ndërgjegjes së shoqërisë. Siç dihet shitblerja e votës është një fenomen që ndodh. Ne kemi parti saqë janë profesionistë të shitblerjes së votës. Nuk dua ta përmend se cila është sot. Politika e SHBA ka theksin e veçantë pasi i drejtohet edhe qytetarëve ku thotë mos ja dorëzoni pushtetin tuaj kriminelëve. Politika jonë dominohet nga të fortë.

Kemi diskutuar edhe më parë të fortët kanë krijuar pushte financiar dhe ekonomik që në fakt përkthehet në pushtet politik, ky lloj pushteti është i konsiderueshëm në shoqëri disa nga këto subjekte dëgjohen në shoqëri fatkeqësisht kjo është e vërtetë dhe ka subjekte politike që e kanë të vështirë që të përplasen me këtë gjëmë dhe kjo kthehet në një kosto qeverisje. Këta lloj individësh duke u respektuar si faktorë marrin guximin që të kërcënojnë dhe të kërkojnë gjëra që lidhen me tendera publikë. Edhe në Fier ka elementë të tillë që janë një potencial i rrezikshëm për fushatën elektorale, janë rrezik pastaj edhe për asetet publike financiare.

Ndërhyrja e tyre është dyfishtë, hyjnë jo vetëm në subjektet publike, por edhe private, tek ato që garojnë. Kjo kërkon që partitë politike të jenë të për gjegjshme për këtë lloj fenomeni, duhet te stakohen. Ata tentojnë që të vijën u intereson pushteti politik, partitë politike duhet të stakohen nga këto lloj lidhjesh dhe agjencitë ligj zbatuese ta shikojnë drejtpërdrejt por edhe në përgjegjësi që këto subjekte krijojnë me administratën publike.

Unë mendoj se, në momente krizash, pandemia ka goxha individë të cilët e kanë të vështirë jetesën, oferta për të shitur votën mund të jenë tepër aktive dhe subjekte politike që janë profesioniste për këtë punë i dinë ato instrumentat se si të futen dhe ku për të bërë blerje vote. Është një fenomen që ne i druhemi në kuptimin moral por edhe një druatje e vërtetë pasi mund të devijojë vota, që mund të ishte natyrshëm në favor të PS-së.

Ne nuk do të ngremë duart para këtij fenomenit, ne do të bëjmë një fushatë të pastër për të pasur një mandat të pastër. Një fushatë me maskaralleqë do të rezultojë me një mandat maskara. Po bleve vota do të shesësh mandatin. Ajo kthehet në një marrëdhënie tregtare. Kërkojmë që qytetarët të jenë të vëmendje dhe të dënojnë. Kjo ndodh në ambiente të ngushta familjare dhe denoncimi nuk ndodh kollaj por ne e nxisim që të denoncojnë dhe të sjellin dhe prova”, tha Koçi për Report Tv.

Paraardhëse

‘Dua të jap një lajm shumë të mirë!’, kryebashkiakja Voltana Ademi del me reagimin e papritur

Pasardhëse

Pas apelit të Yuri Kim, Vangjel Tavo paralajmëron skandalin që do të tronditë Partinë Socialiste: Ja çfarë do të ndodhë nesër

Pasardhëse

Pas apelit të Yuri Kim, Vangjel Tavo paralajmëron skandalin që do të tronditë Partinë Socialiste: Ja çfarë do të ndodhë nesër

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.