• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Petro Koçi: Opozita po kthehet në një lëvizje fashiste,protestat e dhunshme të PD lojë e Rusisë dhe anti-SPAK

9 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa politika shqiptare ndodhet në një moment kritik për politikën shqiptare, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka ngritur një alarm të rëndësishëm mbi transformimin e opozitës. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputeti Koçi ndërsa komenton protestën e dhunshme të Partisë Demorkatike, argumenton se opozita po evoluon në një lëvizje fashiste, e cila ndan distancë nga principet e mosbindjes civile dhe mirësjelljes demokratike. I drejtë për drejtë në ato që thotë, ai theksoi se protestat e dhunshme të PD, referuar asaj të kësaj të hënë ku nuk munguan aktet vandale dhe zjarret, sipas tij, nuk janë thjesht shprehje të pakënaqësisë qytetare, por një strategji e orkestruar nga faktorë të jashtëm, si Rusia, për të destabilizuar vendin dhe për të sabotuar punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK-ut). Në këtë kontekst, zoti Koçi zbuloi se disa segmente të caktuara brenda opozitës po përdoren për të mbrojtur vrasësit e ‘21 Janarit’ dhe ndërkohë po shfrytëzojnë situatën për të mbrojtur interesat e një grushti të vogël njerëzish, të cilëve iu rrezikohet pasuria dhe kanë sfida përballë drejtësisë së re.

Ja prononcimi i deputetit Petro Koçi për gazetën “SOT”

“Realizimi i synimeve politike nëpërmjet dhunës përbën shkelje të Kushtetutës. Opozita po kthehet në një lëvizje fashiste që nuk ka lidhje me mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është produkt i akteve anti-civile. Aksionet e opozitës kanë si motiv kryesor mbrojtjen e interesave të një grushti njerëzish që i lidhin vilat e Gjirit të Lalëzit, dhjetëra apartamente në Tiranë apo edhe jashtë shtetit, si dhe problemet personale me drejtësinë e re. Janë një grusht shtetasish që mbrojnë vrasësit e ‘21 Janarit’. Dëshirojnë Republikën e vjetër, atë pa SPAK! Kjo opozitë e hodhi vetë në burg Salianjin për interesa politike të ditës, duke e nxitur të fabrikonte, në bashkëpunim, prova false. Kaq e inkriminuar dhe e korruptuar është kjo opozitë sa që pa pikë turpi kandidon në zgjedhje individë që përfaqësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Vorio Epirit dhe që janë dënuar për përbuzje të simboleve të atdheut tonë. Nga ana tjetër, e konsideruar në një teatër më të gjerë se Shqipëria, PD është lojë e Rusisë. Pushteti nuk merret me dhunë, por me votë. Me këto akte fashiste, vota pakësohet për opozitën dhe shtohet për mazhorancën. Shqiptarët janë një popull antifashist”, deklaroi deputeti i PS, Petro Koçi për gazetën “SOT”.

PD, “Hamasi shqiptar”

Më herët deputeti socialist, Petro Koçi, e ka krahasuar Partinë Demokratike me organizatën e Hamasit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, duke thënë se ka është i përfshirë në ngjarje të rënda antishtetërore. “PD përherë e më shumë po ravijëzohet si Hamasi shqiptar. Një organizatë që projekton aksione të dhunshme me natyrë konspirative dhe paramilitare. Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antikushtetuese dhe antishtetërore si grushti i shtetit të 26 Majit 96, shkelja e embargos ndaj Millosheviçit, destabilizimi i planifikuar i pasuar nga qindra viktima i 97- ës, grushti i shtetit i 98- ës, Gërdeci, vrasjet e 21 Janarit 2011, sulmet zjarrvënëse ndaj shtetit në 2016, etj vijon të tentojë lufte civile vëllavrasëse”, shkruan ai. Më tej deputeti socialist shkruan se qëllimi i kaosit të PD nuk është për lirimin e Salianjit, por ka si qëllim rrëzimin e reformës në drejtësi. “Synimi i aksioneve paramilitare të PD nuk është lirimi i Salianjit, i përdorur nga PD për qëllime të ditës, por rrëzimi i reformës në drejtësi, goditja e drejtësisë e sidomos e SPAK, të cilin Berisha e ka shpallur organizate kriminale. Ne duhet ta bëjmë të qartë se do ta forcojmë pavarësinë e drejtësisë e posaçërisht qëndrueshmërinë e sigurinë e mandateve të prokurorëve të SPAK”, nënvizoi deputeti Koçi.

Paraardhëse

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë/ Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së mitur u gjetën nga gjyshja, arrestohet kryefamiljari

Pasardhëse

Mosbindja civile, policia ndalon 2 persona të tjerë për akte dhune dhe goditje të efektivëve gjatë protestës

Pasardhëse

Mosbindja civile, policia ndalon 2 persona të tjerë për akte dhune dhe goditje të efektivëve gjatë protestës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.