• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Petrit Vasili thumbon “avokatët e mediave”: Gjoja perëndimorë shesin dështimet për suksese

24 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka thumbuar pa emra të drejtpërdrejtë, persona që përmes medias audovizive apo dhe mediave sociale, mbështesin Reformën në Drejtësi në vendin tonë.

Një prej tyre është avokat Spartak Ngjela i cili është deklaruar si pro amerikan, pro perëndimor dhe gjithnjë e ka shprehur hapur besimin e tij tek amerikanët dhe Reforma në Drejtësi ku ata kanë investuar miliona dollarë.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Vasili thotë se këta avokatë të Reformës në Drejtësi dhe gjoja perëndimorë, duan thjeshtë të shesin dështimet e kësaj nisme për suksese.

Duke cituar z.Elez Biberaj, Drejtor i Zërit të Amerikës për Europën, Vasili thotë se avokatët hipokritë nuk e shohin që dëmtimi i Reformës në Drejtësi ka ardhur nga korrupsioni, gjyqësori është mbushur me njerëz besnikë të Ramës dhe është paralizuar.

Postimi plotë:

“Jam me Biberajn dhe jo me avokatet hipokrite te Drejtesise me Regji!

1.Demtimi i Reformes ne drejtesi nga korrupsioni.

2.Gjyqesor i paralizuar

3.Rama ka mbushur Gjyqesorin me besnike

Keto ishin shqetesime madhore te z.Elez Biberaj Drejtor i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine, qe ne prill te vitit 2019 thoshte se:

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.

“vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar.

“Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën”, thote Biberaj.

Ky qendrim objektiv i Z.Biberaj eshte i vetmi qendrim per te cilin ka nevoje Reforma ne Drejtesi per te gjithe ata, qe e duan vertet zbatimin e saj.

Suksesi i reformes bazohet ne rezultate te cilat flasin vete dhe s’kane asnje nevoje per propagande boshe.

Avokatet e komisionuar bollshem, politike dhe mediatike te reformes kane vetem nje mision: te shesin deshtimet per suksese.

Reforma ka nevoje te njohe deshtimet dhe te perpunoje instrumente per korigjimin e menjehershem te tyre per ta mbrojtur reformen nga degradimi dhe zhgenjimi pasues.

Avokatet e reformes jane realisht avokate te kapjes nga Rama, nje kapje qe nenvizohet edhe nga edhe Z.Biberaj.

Avokatet e kapjes, gjoja pro perendimorë, jane kaq qesharake dhe une sigurisht s’mundem asnje cast te degjoj ata perpara nje personaliteti, antikomunisti e nje shqiptaroamerikani te madh si Biberaj.

60 milion euro ka shpenzuar BE per Reformen ne Drejtesi.

Rezultati: nje hetim per nje arke peshk te marre per nje emerim, tender ne Lushnje nga kryetari i Bashkise, nje tender per dru zjarri, nje hetim me regji ne Fier per tendera, nje denim per 10 mije leke dhene nje polici per te mos vene gjobe etj.

Per: Teatrin, Inceneratoret,Beçhetin, Portin e Durresit, Astiri, Tenderat sekrete te pandemise,Koncesionet, Dosjet 184 dhe 339,Korrupsioni Parlamentar etj me dem qe kalojne disa miliard euro Drejtesia me Regji nuk leviz gishtin sepse pergjegjesit dihen.

Rezultate, rezultate, rezultate te verteta, kjo eshte rruga e vetme per te pasur besim te reforma, te tjerat jane fjale boshe ne sherbim te antireformes, qe betonon pandeshkueshmerine dhe pushtetin e mafies rilindase dhe oligarkise, qe rrenon vendin dhe perze shqiptaret.”, ka shkruar Vasili.

Paraardhëse

Temperaturat e larta “thyejnë” termometrin, nga e hëna i nxehti afrikan godet sërish Shqipërinë

Pasardhëse

PD: SPAK të hetojë për çështjen “Becchetti” para se të jetë vonë

Pasardhëse

PD: SPAK të hetojë për çështjen “Becchetti” para se të jetë vonë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.