• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

“Peshku i madh” maqedonas dhe një shembull për Shqipërinë fqinje!

24 May, 2018
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

Dënimi me dy vjet burg i ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ka qenë një gjë që pritej. Ka qenë një makinë luksoze e blinduar ajo që ka çuar në burg njeriun më të fortë të Maqedonisë në dekadën e fundit. Një detaj banal në listën e gjatë të punëve të mbrapshta që ish-kryeministri maqedon ka arshivuar në CV e tij të gjatë politike. Pa harruar edhe 91 këshilltarët që ka pasur në borderonë e stafit të tij, duke habitur të madh e të vogël në Maqedoni.

“Askush nuk duhet t’i nënvlerësojë dhe nënçmojë qytetarët e Maqedonisë në mënyrë siç e ka bërë Gruevski. Ai ka bërë gjithçka të mundur dhe kundër ligjeve për të blerë Mercedesin. Ai madje ka shkuar një hap më tej duke aktruar se përdor makinën e vjetër që tek populli të fitojë pikë politike për zgjedhjet lokale”, u shpreh gjykatësja Kacarska, e cila dha dënimin.

Në fjalët e saj kuptohet lehtë se ndaj Gruevskit po bëhej në fakt një gjyq që nënkuptonte shumë më tepër sesa një makinë. Edhe Berluskoni në Itali ngeci në fakt në një gjyq banal për abuzim me minorene, ndërkohë që kishte mbi 200 procese kundër tij.

Dënimi i Nikola Gruevskit e fut hullinë e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor në një korsi tejet interesante. Gruevski ishte njëri ndër krerët e shtetit më të fortë dhe autoritarë të gadishullit ballkanik. Trashëgimia e tij politike shënon dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, represion mbi mediat dhe shkelje të drejtash të komunitetit shqiptar e pakicave të tjera.

Nëse i hedh një sy Shkupit të sotëm, do të konstatosh se në hapësirën e një qyteti shpaloset më së miri marrëzia dhe deliri i një personazhi të cilin europianët dhe amerikanët e shihnin shtrembër dhe që kishte nisur luftën kundër Sorosit, njëlloj si kolegu i tij hungarez Orban.

Gruevski është një eksperiment nacionalist i të shkuarës së afërt maqedone. Duke e mbajtur të përçarë faktorin shqiptar, ai ia doli për shumë vite që ta relativizojë votën me peshë të shqiptarëve të Maqedonisë. Beteja e tij më e fundit kundër gjuhës shqipe, ishte goditja e fundit e bishtit që ky lider autoritarist dha, në ambjentin eksploziv të shtetit fqinj.

Me dënimin e Gruevskit Maqedonia, e cila po përpiqet t’i gjejë më në fund një emër zyrtar shtetit të saj, duke u ndarë nga e shkuara delirante e Gruevskit, na ka dhënë të gjithëve një shembull të mirë rreth dënimit të “peshqve të mëdhenj”. /JavaNews.al

Paraardhëse

PA KOMENT / Momenti i arratisjes së 28-vjeçarit nga salla e gjyqit në Vlorë [VIDEO]

Pasardhëse

Lot e dhimbje në Shkodër, Vllaznia bie në Kategorinë e Parë /Video

Pasardhëse

Lot e dhimbje në Shkodër, Vllaznia bie në Kategorinë e Parë /Video

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.